https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çitaku: Kurti bëri kalkulime të gabuara në dialog

Çitaku: Kurti bëri kalkulime të gabuara në dialog

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se neni shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, i njëjti i jep autonomi serbëve të Kosovës, ndërkaq edhe hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë, derisa shton se s’ka asgjë konkrete për përfitimet e mundshme të Kosovës nga marrëveshja e dakoduar me Serbinë.

“Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregulluar shumë mirë me pakon e presidentit Ahtisari dhe infrastrukturën ligjore ekzistuese në Kosovë. Tendencat janë që të krijohet një etnitet të ngjashëm me atë që e kemi parë në Mal të Zi, kjo është e qartë se kryeministri është dakorudar për këtë çështje. Pika e 11 flet për aneksin e implementimit dhe është e qartë se palët janë pajtuar edhe për këtë çështje…Autonomia e tejkalon Asociacionin, nuk ka fije dyshimi. Për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin ekziston një nen i veçantë në kuadër të dokumentit”, ka thënë ajo në një intervistë për KosovaPress.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Madje, Çitaku ka shtuar se s’ka asnjë element në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen de-facto, e aq më pak atë de-jure.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në këtë formë de-facto Serbia e ka njohur Kosovën që nga vitit 1999, Serbia nuk qeverisë me Kosovës. Serbia ka pranuar dokumentet tona të udhëtimit, po harroni se ne kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit. S’ka kufi me një shtet të cilin e konsideron kushtimisht pjesë tënden. Nuk ka element të ri në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje de-jure apo de-facto. E vetmja gjë e re është se dy palët janë zotuar se dialogu të vazhdojë, e sa do të vazhdojë dhe sa vite do t’i humbas Kosova në këtë proces mbetet të shihet”, është shprehur Çitaku.

ADVERTISEMENT

Sipas saj, Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë përmes sjelljeve të tij të gabuara në këtë proces.

“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”, shton ajo

Ndërkaq, ajo ka vë në mëdyshje edhe përfitimet e mundshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare pas kësaj ujdie.

“Nuk kishte asgjë konkrete në atë draft-marrëveshje të dakorduar për përfitimet e mundshme të Kosovës në këtë proces. Stigma, fjalia që Serbia nuk do të pengojë Kosovën në integrimet evropiane ka ekzistuar edhe në marrëveshjet e mëhershme. Por çka e pengon Kosovën në integrimet evropiane nuk është Serbia, por pesë vendet e BE-së jo njohëse. Çka e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB nuk është Serbia, por Rusia dhe Kina që kanë veto”, ka deklaruar Çitaku.

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq janë takuar më 27 shkurt në Bruksel, ku, sipas ndërmjetësit të dialogut, Josep Borrell, palët janë pajtuar për propozimin e BE-së për dialogun, i cili përmban 11 nene. Megjithatë, të njëjtit nuk e kanë nënshkruar dokumentin. Kryeministri Kurti, pas takimit ka thënë se Vuçiq nuk ishte i gatshëm për ta nënshkruar atë.

Takimi i radhës ku diskutohet sërish për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj pritet të mbahet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Neni shtatë që po kritikohet nga nënkryetarja Çitaku, thotë se Kosova do të sigurojë një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, bazuar në instrumentet relevante të Këshillit të Evropës.

Poste të ngjashme

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22/12/2025, 10:49

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Liridona Ademajt. Në...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike dhe eksplozive gjatë festave

22/12/2025, 10:39

Podujevë – Me urdhëresë të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe eksplozive në...

Moti përgjatë kësaj fundjave

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

22/12/2025, 8:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksidentohet rëndë mërgimtari në Podujevë, Porsche-ja i bëhet “llom”

20/12/2025, 17:00

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Podujevë. IndeksOnline raporton se të përfshira ishin një veturë me targa...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39

Një incident i rëndë me përleshje fizike është regjistruar në orët e hershme të 20 dhjetorit 2025 në Prishtinë, ku...

Lajmi i fundit

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22/12/2025, 10:49
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike dhe eksplozive gjatë festave

22/12/2025, 10:39
Moti përgjatë kësaj fundjave

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

22/12/2025, 8:46
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksidentohet rëndë mërgimtari në Podujevë, Porsche-ja i bëhet “llom”

20/12/2025, 17:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv