Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vjen me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën e tij në një intervistë për GazetaBlic.
Krasniqi tregon se çka e shtyjti që ti përkushtohet politikës.
Ai thotë se periudha e vitit 90-të ishte një kohë që kishe dëshirë apo jo, të është imponuar.
“Besoj që po ndërlidhet me fëmijërinë, koha në të cilën kemi jetuar. Në vitin e 90-të, edhe nëse nuk të ka interesuar politika, nuk ke dashtë me u marrë me të siç është një thënje “Politika është marrë me neve”, pastaj unë edhe babin e kam pasë të angazhuar politikisht në politikë, prej vitit 80-të”, u shpreh ai.
Sipas Krasniqit, politika në karrierën e tij ka ardhur natyrshëm.
“Politika ka qenë në shtëpinë time, pjesë e përditshërirë, më ka interesuar, kam studiuar shkencat politike, jo me qëllimin për tu bërë politikan, në karrierën muzikore shumicën e këngve I kam pasë të angazhuara politikisht, kemi trajtuar tema sociale, politike e problemeve të kohës së okopimit në fazën e parë të karrierës sime, pastaj në kohën e çlirimit në fazën e dytë dhe krejt këto më kanë nxit me marrë përgjithësi konkrete sepse e kam kuptuar që ndryshimin në shoqëri mundesh me bë në mënyrën më efikase përmes politikes. Kështu që ka qenë njëfarë rrugëtimi krejtësisht I natyrshëm prej perspektives time me përfundu në politikë”, tha ai për GazetaBlic.