https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Çka ka, çka s’ka?” – Kica Xhelili i përgjigjet VV-së: Ka vjedhje të mostrave të Astrit Deharit

“Çka ka, çka s’ka?” – Kica Xhelili i përgjigjet VV-së: Ka vjedhje të mostrave të Astrit Deharit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar ashpër ndaj videos së VV-së në të cilën sulmohen e akuzohen ish-pushtetet.

Kica – Xhelili, reagimin e saj në lidhje me këtë veprim të partisë në pushtet e ka nisur me fjalët që vet VV i ka përdorur në videon propagandistike, “çka ka, çka s’ka”.

Ajo ka përmendur vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit, pastaj gjykimin publik që iu bë pjesëtarit të UÇK-së për rastin në Shtërpcë, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Deputetja thotë se përveç këtyre, ka edhe shumë skandale në Qeverinë e Kurtit.

Postimi i plotë i saj:

Çka ka çka s’ka?

Ka vjedhje të mostrave të rastit të Astrit Deharit. Ministrja e Drejtësisë, e NJËJTA që para një kohe për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë tha “Jap dorëheqje në momentin që gjeni përgjegjësi individuale apo të tërthortë”, sot shfajësohet.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ministrja, tha, janë fshirë xhirimet nga kamerat. Pse, sa kohë të qenka dashur ta kuptosh që të janë vjedhur mostrat? Pra çka ka? Ka papërgjegjësi, dhunë morale e etike e keqpërdorim brutal të rasteve individuale që kanë prekur e vazhdojnë të prekin emocionet më të thella e brishta njerëzore për diskurse të gërditshme politike.

ADVERTISEMENT

Çka tjetër?

Ka gjykim PUBLIK nga Kryeministri i Kosovës dhe akterë tjerë në qeveri të rastit të fundit në Shtërpcë. Gjykim publik të një pjesëtari të FSK-së pa u zbardhur rasti nga drejtësia. E çka ndodh nëse i dyshuari del të jetë viktimë e një sulmi të planifikuar e vetmbrojtje? Me gjasë e përmbyllin me një fotografi me lavde e kushtime fiktive.

A ka edhe më? Sa të duash.

Ka ndërhyrje flagrante në drejtësi nga akterë institucional. Ka këshilltarë të Ministrisë së Drejtësisë që publikisht gjykojnë palë të proceseve gjyqësore për raste që po gjykohen e nuk janë përmbyllur. Akterë që s’e kanë as idenë më të vogël çka nënkupton ndarja e pushteteve e duan ndërkohë në emër të reformave të thella t’i pavarësojnë tutje këto institucione pa e pasur të qartë as për vete konceptin e pavarësisë institucionale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

A është kjo e gjitha? Jo. Ka ende shumë. Vetëm muajin që shkoi. Por duket që në vend të punës në zbardhje të rasteve, reformave efektive e kërkimit të përgjegjësisë së mirëfilltë, do të ‘vetëkënaqen’ edhe një kohë me të kaluarën sepse dy vitet që shkuan ky vend po jeton në realitete paralele, atë të përgjithshmin, dhe atë që shpërfaq Lëvizja Vetëvendosje.

Çka ka çka s’ka? Paaftësi e kamuflim të saj.

E halli, ku? Ku nuk mban më.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv