https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë

Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë

Në Podujevë, një qytet që deri para 4-5 vjetësh, ndërtimi i banesave ishte fare simbolik dhe shumë më i ngadalshëm se sa në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera komunale, sivjet janë shtuar shumë komplekset e reja të ndërtimit në disa anë të qytetit. “Ka treg të mirë akoma, ka shitje dhe ka çmime të ngritura të banesave”, thonë ndërtimtarët llapjanë.

Mehmet GJATA

Në disa qendra komunale të Kosovës, megjithë kriteret e vështirësuara për të marrë kredi, megjithë rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse të pjesës dërrmuese të popullsisë, dhe megjithë mungesën e parasë kesh tek ndërtuesit e shumtë, po ndërtohet ende goxha shumë, madje vrullshëm, sidomos në ndërtimin e banesave. Shembull, në Podujevë, një qytet që deri para 4-5 vjetësh, ndërtimi i ndërtesave me banesa ishte fare simbolik dhe shumë më i ngadalshëm se sa në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera komunale, sivjet janë shtuar shumë komplekset e reja të ndërtimit në disa anë të qytetit.

Sivjet, ende pa përfunduar tërësisht shumica e punëve në dy komplekse ndërtimi të banesave të filluara në shtator të 2023-tës, në zonën që vlerësohet si shumë atraktive dhe që shtrihet përgjatë lumit Llap në ish-oborre dhe kopshtije të Blakqorëve dhe shumë pranë qendrës së qytetit, kanë nisur, ose kanë përfunduar ndërtimet e vrazhda edhe në disa komplekse të tjera banesore.

Ndërtesa shumëkatëshe kanë zënë të ndërtohen edhe në drejtim të fshatrave Dumnicë dhe Letanc, në dalje të qytetit, por edhe në disa vende të tjera anembanë qytetit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Po ndërohet vrullshëm, me cilësi dhe në vende atraktive të Podujevës. Lagjja e Blakqorëve, bie fjala, është vetëm rreth 200-300 metra larg qendrës së Podujevës”, thotë njëri nga ndërtuesit me reputacion të krijuar në ndëtimtarinë llapjane.

Sipas tij, në Podujevë, përkundër shenjave të njëfarë krize në sektorin e ndërtimeve dhe rënies së shitblerjes së banesave në shumë qendra komunale, ende ka treg dhe ka kërkesa për banesa. Në Lagjen e Blakqorëve, një nga ndërtesat ku janë kryer punët e vrazhda, praktikisht, ende pa u finalizuar as për së afërmi të gjitha punët, tashmë janë shitur të gjitha banresat. Por, ka kërkesa të shumta që në nismë të objekteve banesore, për të siguruar blerjen e një e më shumë banesave.

Ndërtimtari saktëson se blerësit, shumica absolute e tyre, ose 80 deri 90 për qind, janë mërgimtarët llapjan. Ata duan të kenë një e më shumë banesa në qytet për fëmijët e tyre dhe për veten. Në këtë mëyrë, po ndërtohet jo pak, dhe në këtë ritëm ndërtimi po ndikon në masë përcaktuese edhe tregu, thuaja, i sigurtë tash për tash i ndërtimeve në Podujevë.

Ndërsa, edhe çmimi i banesave në qendrën urbane të Llapit është ngritur ndjeshëm, krahasuar me disa vite më parë. Aktualisht, një metër katror i një banese të saponisur së ndërtuari, apo në ndërtim në Lagjen e Blakqorëve, por edhe në kompleksin e ndërtimit në drejtim të Dumnicës, kushton së paku 800 deri në 900 euro, kurse një metër katror i një banese të finalizuar në këto komplekse banimi, shitet edhe me 1 mijë euro. Dhe, sado që ky çmim është ndjeshëm më i lartë se sa çmimet e banesave në fillim të 2023-tës dhe gjatë tërë vitit 2022 (në Podujevë më 2022 çmimi mesatar i një metri katror ka kushtuar 600 deri në 650 euro, e shumë-shumë edhe 700 euro), blerës të shumtë, praktikisht kanë lidhur kontrata blerjeje që në nismën e ndërtimit. Dhe, siç po shihet, ndërtimin me fluks kaq të theksueshëm në Podujevë e nxitë dhe e dikton tregun.

Edhe sipas ndërtimtarëve të LLapit, në Podujevë edhe sivjet ka shitje të banesave, megjithë faktin se çmimet e tyre vazhdojnë të jenë të larta dhe, sipas zhvillimeve aktuale në tregun e ndërtimeve, nuk ka as tendencë për uljen eventuale të tyre. Sipas ndërtimtarëve të këtushëm, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi.

“Çmimet vetëm mund të shkojnë më lartë. Tani janë me çmime më të larta të gjitha materialet ndërtimore, por edhe tokat e dedikuara për ndërtime kanë çmime “të kripura’ dhe pronarët ose kërkojnë çmim shumë më të lartë, ose në rast të këmbimit të trollit me banesë, sipërfaqe më të madhe banesash. Rrogat e mjeshtërve, por edhe të punëtorëve të thjeshtë, kanë shkuar në qiell”, thotë ndërtimtari llapjan.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pastaj, thotë ai, çmimin tani po e dikton edhe tregu dhe këtë e dëshmon interesimi i madh për të pasur banesa në komplekset e posanisura te Blakqorët. Dhe, tregu i ndërtimeve në Podujevë po del të jetë jo pak kontradiktor me trendet e çmimeve të banesave kudo në Europë dhe rajon, që kanë nisë të kenë ulje, por edhe kontradiktor me parashikimet e ekspertëve dhe disa institucioneve të vendit se edhe në Kosovë do të ketë ulje çmimesh të banesave së shpejti.

Po del të jetë kontradiktor tregu i banesave në Podujevë edhe me vlerësimet e një ndërtimtari të njohur kosovar, i cili po ashtu e kërkon anonimitetin dhe i cili i ka thënë kohë më parë Buletinit Ekonomik, se aktualisht konditat për të blerë banesë në Kosovë nuk janë më të favorshmet, madje ato janë vështirësuar shumë me rënien e fuqisë blerëse të kosovarëve, me mungesën e parasë kesh, por edhe me ashpërsimin e kushteve të kredimarrjes nga bankat komerciale që operojnë në vend (rritjes së kamatave për kredi dhe ashpërsimi i kritereve për ta siguruar një kredi).

Këto ecuri të tregut të banesave në Podujevë i bëjnë më të komplikuara parashikimet dhe vizionet për të ardhmen e ecurive të çmimeve në tregun e banesave në tërë Kosovën. Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të 2023- tës, kishte parashikuar se “çdo gjë në sektorin e ndërtimeve në vend lëviz shpejtë dhe nuk ka ndonjë standard që do të vlente në parashikimin e ecurive në këtë sektor”. /Buletini Ekonomik/

Post Views: 313

Poste të ngjashme

Mbështetje e fuqishme për Bulliqin nga personeli arsimor dhe shëndetësor për zhvillimin e Podujevës

Mbështetje e fuqishme për Bulliqin nga personeli arsimor dhe shëndetësor për zhvillimin e Podujevës

02/10/2025, 20:29

Në një tubim të mbajtur sonte me personelin arsimor dhe shëndetësor, u shpreh mbështetje e fuqishme për punën dhe projektet...

Përfshihet në aksident autoambulanca e Spitalit të Pejës, lëndohen mjeku dhe stafi shëndetësor

Përfshihet në aksident autoambulanca e Spitalit të Pejës, lëndohen mjeku dhe stafi shëndetësor

02/10/2025, 14:46

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën Pejë-Prishtinë, afër Komoranit, ku janë përfshirë pesë...

Podujevë: Nxënësit Shkollës Fillore në Llapashticë të Epërme humbin gati dy muaj orët në gjuhë angleze

Ministria e Arsimit del me njoftim për subvencionimin e teksteve shkollore

02/10/2025, 9:20

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë prindërit/kujdestarët ligjorë se afati për aplikim për subvencionimin e...

Mustafa: Vjosa Osmani i sakrifikon interesat strategjike të vendit duke shpresuar që Kurti ia mundëson edhe një mandat

Mustafa: Vjosa Osmani i sakrifikon interesat strategjike të vendit duke shpresuar që Kurti ia mundëson edhe një mandat

02/10/2025, 7:11

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vizitat e fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti...

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Moti sot: I ftohtë dhe me shi

02/10/2025, 7:00

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale...

Lajmi i fundit

Mbështetje e fuqishme për Bulliqin nga personeli arsimor dhe shëndetësor për zhvillimin e Podujevës

Mbështetje e fuqishme për Bulliqin nga personeli arsimor dhe shëndetësor për zhvillimin e Podujevës

02/10/2025, 20:29
Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë

Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë

02/10/2025, 14:56
Përfshihet në aksident autoambulanca e Spitalit të Pejës, lëndohen mjeku dhe stafi shëndetësor

Përfshihet në aksident autoambulanca e Spitalit të Pejës, lëndohen mjeku dhe stafi shëndetësor

02/10/2025, 14:46
Podujevë: Nxënësit Shkollës Fillore në Llapashticë të Epërme humbin gati dy muaj orët në gjuhë angleze

Ministria e Arsimit del me njoftim për subvencionimin e teksteve shkollore

02/10/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv