https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje

LVV-ja: Banesat e dedikuara për rastet sociale iu dhanë zyrtarëve të LDK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e një banese në Prishtinë është bërë sfidë për shumë familje. Çmimet në periferi të kryeqytet shkojnë në rreth 1,400 euro për metër katror, teksa në afërsi të qendrës në mbi 2 mijë e 800 euro.

Lagjja Mati-1 sipas ndërtueseve mbetet një nga zonat më të kërkuara për banim nga qytetarët.

Aktualisht metra katror në këtë lagje sillet rreth 1,100 -1,400 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave flasin për rritje prej 4.3% të çmimeve të pronave të banimit në Prishtinë në tremujorin e tretë të 2025-s, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pronar të kompanive të ndërtimit thonë se kërkesat për blerje të banesave janë të mëdha, teksa tregojnë edhe arsyet se pse janë ngritur çmimet.

“Ne jemi duke e shitur 1,250 euro aktualisht. Po shpresoj se do të mund të arrijmë me e mbajt këtë çmim edhe pse nuk është e lehtë pasi çmimet e ndërtimit kanë lëvizje deri 20-30%. Fuqia punëtore është jostabile pasi ka mungesë. Edhe kur ka pasur mungesë jemi obliguar t’i bëjmë me standard të Bashkimit Evropian. Përqindjet e pronarëve të tokave janë elementi i parë që neve na imponojnë ngritjen e çmimeve. Kjo zonë ka mbërri me ardh deri në 42% me i kërkuar pronarët e tokave”, ka thënë Arif Dermishi, pronar kompanie për RTK-në.

Pos çmimeve tjera, paralajmërohet se në muajt në vijim mund të ngrihen edhe çmimet për banesa.

“Unë kam frikë se çmimet do të rriten prapë fatkeqësisht sepse nga dje, vetëm lufta në Iran ka rrit çmimin e betonit për 8-9 euro në kubik. Materialet elektrike kanë mbërri me shkuar në 40% rritje”, ka shtuar Dermishi, transmeton Klankosova.tv.

Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të kërkesave të mëdha të diasporës për të blerë patundshmëri në Kosovë, çmimet po mbahen të larta.

“Për familjet kosovare trendi i rritjes së çmimeve po krijon vështirësi. Këtu kemi një efekt nga diaspora. Diaspora janë blerësit më të mëdhenj. Kemi parë raportet e remitencave dhe investimeve të huaja, ku kemi trend të blerjes së banesave. Kjo bën që të kemi kërkesa më të larta. Kërkesa më e lartë ndikon në rritjen e çmimeve”, ka thënë profesor i ekonomisë Fidan Qerimi.

ADVERTISEMENT

Derisa çmimet për banim në Prishtinë janë vlerësuar si të larta, ndërtuesit thonë se janë rritur kërkesat për banim në Fushë Kosovë. Megjithatë edhe në këtë komunë viteve të fundit çmimet e banimit janë ngritur.

Rreth 900 euro e më shumë për metër katror shkojnë çmimet e banesave në këtë komunë. Teksa ato që janë në ndërtim e sipër, kanë çmime më të ulëta.

Poste të ngjashme

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35

Më shumë raste të infektimit me HIV janë shënuar në dy vitet e fundit në Kosovë, dhe kështu është situata...

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

14/06/2026, 16:51

Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim...

Konjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në kujtesën e kombit

Konjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në kujtesën e kombit

14/06/2026, 16:10

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, vizitoi sot për ngushëllime familjen Jashari, pas...

Lajmi i fundit

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09
Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42
Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

14/06/2026, 16:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv