https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve

Çmimet e ilaçeve në Kosovë, sipas dëshirës së farmacistëve
Share on FacebookShare on Twitter

Keqpërdorimet me çmimet e barnave në farmacitë e Kosovës po i kushtojnë shumë xhepit të qytetarëve. Ata janë ankuar për çmimet e larta të barnave në krahasim me të ardhurat që i kanë. Ndërsa nga Oda e Farmacistëve të Kosovës thonë se mungesa e ligjit që rregullon çmimet e barnave, shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mungesa e ligjit që rregullon çmimin e produkteve medicinale nëpër barnatore, po vazhdon ta rëndojë xhepin e qytetarëve. Ata thonë se mungesa e zbatimit të ligjit, po bënë që nga farmacitë të ketë keqpërdorime të çmimeve. Të intervistuar nga Radio Kosova, qytetarët flasin për çmimet e barnave që ndryshojnë nga farmacia në farmaci.

“Në këto dy barnatore që janë të ngjitura me njëra tjetrën, të njëjtin produkt e blej më çmim të ndryshëm e kjo është shumë shqetësuese. Ndërsa në raport me vendet e rajonit çmimet ndryshojnë shumë”, thotë një qytetar.

“Një injeksion qe blihet këtu për trajtimin e një sëmundje në Kosovë kushton 500 euro, ndërsa i njëjti injeksion në Turqi është 70 euro, dikush duhet të shkojë në burg për këtë keqpërdorim. Në krahasim më nivelin e pagave në Kosovë, çmimet e barnave janë shumë të larta”, thotë një tjetër.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Zajmi, thotë se mos rregullimi i çmimeve po shkakton një kaos të madh në sektorin farmaceutik dhe më së shumti këtë e vuajnë pacientët që duhet t’i paguajnë barnat shumëfish më shtrenjtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zajmi thotë se Kosova është vendi i dytë pas Bjellorusisë, që nuk e ka të rregulluar çmimin e barnave. Ai thekson se ka pasur edhe grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin miratimin e ligjit.

ADVERTISEMENT

“Natyrisht që ka grupe të interesit që kanë tentuar ta ndalin ligjin, ka pasur edhe farmacistë që kanë tentuar ta ndalin ligjin por ka qenë një numër i vogël dhe i papërfillshëm. Mirëpo shpresojmë që ky ligj kur të shkojë në parlament, ta gjejë rrugën e duhur deri në aprovim”, thotë Zajmi.

Projektligji që rregullon çmimet e produkteve medicinale tashmë ka kaluar në Qeveri dhe i njëjti pritet që të sillet edhe në Kuvend për diskutim dhe pas dy leximeve të hyjë në fuqi./Demokracia.com

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv