https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Daçiq: S’kemi marrë ende përgjigje nga KFOR-i

Daçiq: S’kemi marrë ende përgjigje nga KFOR-i
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë përgjigje nga KFOR-i lidhur me kërkesën që ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë serbe në Kosovë.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë përgjigje nga KFOR-i lidhur me kërkesën që ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë serbe në Kosovë.

Daçiqi ka thënë të shtunën se nuk është në dijeni për ndonjë përgjigje nga KFOR-i.

“Deri në këtë moment nuk jam në dijeni se kemi marrë një përgjigje”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se është e vështirë të diskutohet për një zgjidhje të përhershme me Kosovën duke thënë se serbët po arrestohen në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që t’i kërkojë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë në Kosovë, ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kërkesa do t’i dorëzohet KFOR-it qysh në mëngjesin e së premtes. Vuçiqi ka përsëritur se nuk sheh shanse që KFOR-i ta pranojë këtë kërkesë.

“Vendimi është marrë. Nesër në mëngjes, personalisht do ta dërgojmë te komandanti i KFOR-it kërkesën që një numër i caktuar, në qindra deri në mijëra, i forcave tona të kthehet në Kosovë”, ka thënë pas mbledhjes, Vuçiqi.

Vuçiqi pati arsyetuar këtë kërkesë duke u bazuar “në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Poste të ngjashme

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05

Klinika Infektive njofton opinionin publik se, duke filluar nga dita e premte, më 10.07.2026, në klinikë kanë filluar të paraqiten...

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një...

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20

Drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë...

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik. Sipas...

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Lajmi i fundit

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05
Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv