https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dalin detaje interesante të kohës kur forcat ruse e morën nën kontroll aeroportin e Sllatinës

Dalin detaje interesante të kohës kur forcat ruse e morën nën kontroll aeroportin e Sllatinës

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, në librin “Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit”, kishte përmbledhur kujtimet e dy negociatorëve, SHBA-së e Rusisë, Talbott e Çërnomërdin.

Gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, Viktor Çërnomërdin ishte përfaqësues special i Presidentit të Rusisë, Boris Jelcin, për Jugosllavi. Ai, po ashtu, ishte më herët edhe Kryeministër i Federatës Ruse.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai kishte treguar detaje interesante sesi forcat ruse e morën nën kontroll aeroportin e Sllatinës dhe sipas tij, ky operacion ishte bërë me urdhër të presidentit rus Boris Jelcin.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në situatën e atëhershme, një përshtypje të pashlyeshme, shkaktoi tek të gjithë, marshimi rrufe për në Kosovë, i brigadës së desantimit, pjesë e forcave paqeruajtëse në Bosnjë. Natën në mes 11 dhe 12 qershorit, në errësirën e natës, një batalion desantimi i përbërë nga 16 transportues të motorizuar dhe 20 automjete, papritmas u shkëput nga pozicionet e veta dhe kaloi kufirin boshnjako – jugosllav. Ai, në kuptimin e plotë të fjalës marshoi, nëpërmjet territorit jugosllav, për në Kosovë, duke bërë 430 kilometra, për shtatë orë e gjysmë dhe zuri pozicionet afër objektit më të rëndësishëm strategjik, aeroportit të Sllatinës, në afërsi të Prishtinës, duke shkaktuar edhe pasiguri e habi tek pala e NATO-s“, tregon në rrëfimin e tij Çërnomërdin.

Ai më tutje thekson se “Habi, sepse, dislokimi u bë me shpejtësi të rrufeshme. Pasiguri, sepse, në bisedime, as që ishte zënë në gojë dislokimi i brigadës. Në Bosnjë ishin rreth 1.300 paqeruajtës rusë. Të dislokosh një batalion prej dyqind vetash, me armatime dhe pajisje përkatëse, nuk është një punë e vogël. Për më tepër që, prania kontrollohej nga komanda ndërkombëtare, ndërsa territori jugosllav ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm“.

ADVERTISEMENT

Duke i treguar prapaskenat për këtë operacion, ai e ka përmendur edhe ish-presidentin rus Boris Jelcin.

“Ditën tjetër në Bruksel dhe Uashington mbretëronte paniku, telefonat nuk pushonin, ndërmjet të tjerëve edhe nga udhëheqja e ShBA. Kur u sqarua situata dhe trupat e NATO-s, po lëviznin drejt Kosovës, atëherë ishte vonë, desantët rusë, kishin zënë aeroportin, atje, ku sipas skenarit të NATO-s duhej të vendosej pika e komandimit e gjeneralit britanik. Të gjithë tentativat e ushtarakëve britanikë dhe francezë, për të sprapsur desantët tanë, nuk sollën asgjë. Desantët gjakftohtë rusë, bllokuan rrugën dhe nuk i lejuan ushtarakët britanikë të futeshin brenda. Përpunimi dhe zbatimi i operacionit ishin me të vërtetë të pazakonshëm. Për këtë u duhet dhënë haku ushtarakëve tanë të Shtabit të Përgjithshëm. Operacioni ishte rakorduar me Kryekomandantin e Forcave të Armatosura të vendit, Presidentin e Federatës Ruse B.N. Jelcin. I padiskutueshëm është edhe fakti se udhëheqja ushtarake jugosllave kishte dhënë menjëherë aprovimin për kalimin e kolonës së trupave ruse nëpërmjet territorit të saj”. /Demokracia

Post Views: 213

Poste të ngjashme

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40

Një i mitur është arrestuar në fshatin Ballofc të Podujevës, pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një të...

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Kurti tha se...

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ka ndodhur në Zajm...

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

23/09/2025, 7:16

Në SHBA dhe shumë vende të tjera, orari klasik i punës është tetë orë në ditë, pesë ditë në javë....

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

23/09/2025, 7:14

ot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sot në vendin tonë do të...

Lajmi i fundit

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40
Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31
Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30
​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

23/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv