Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se dikasteri i saj i ka publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës.
“Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04%”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Sinjali.
Provimi i maturës është mbajtur më 24 qershor, dhe i atij i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.







