https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Danimarka hap bunkerin sekret në rast lufte bërthamore

Danimarka hap bunkerin sekret në rast lufte bërthamore
Share on FacebookShare on Twitter

Në Danimarkë, një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës së Ftohtë për t’i rezistuar një konflikti të mundshëm bërthamor dhe i mbajtur sekret për më shumë se 50 vjet, është hapur për vizitorët. Bunkeri tepër sekret, “Regan Vest”, 60 metra nën sipërfaqen shkëmbore të një kodre do të shërbente si strehë për mbretëreshën e Danimarkës dhe krerët e qeverisë, në rast konflikti bërthamor. Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit shërbejnë si kujtesë e periudhës së Luftës së Ftohtë.

I maskuar mes pemëve të larta në pyllin Rold Skov të Danimarkës gjendet bunkeri Regan Vest i mbajtur tepër sekret për më shumë se 50 vjet. Streha, 30 kilometra në jug të qytetit Aalborg, u ndërtua gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

Kuratorja e Muzeut Historik të Rajonit Verior të Danimarkës, Bodil Frandsen, e ka bazuar doktoraturën e saj mbi bunkerin Regan Vest të kthyer tashmë në një muze.

“Pas revolucionit hungarez dhe incidenteve të Kanalit të Suezit, frika e një lufte ishte shumë reale. Në të njëjtën kohë, kishin evoluar edhe bombat bërthamore dhe veçanërisht prova me bombën me hidrogjen”, thotë ajo.

Bunkeri “Regan Vest” nuk kishte qëllime ushtarake, por ishte projektuar si strehë për qeverinë dhe mbretëreshën e Danimarkës në rast të shpërthimit të luftës bërthamore. Rënia e bunkerit do të shënonte edhe fundin e demokracisë daneze.

“Bunkeri u ndërtua në bazë të idesë se lufta bërthamore do të zhvillohej në tre faza dhe faza e parë ishte më seriozja, që mendohej se do të zgjaste 30 ditë”, thotë zonja Frandsen.

Në fund të një korridori dredharak prej 300 metrash të gjatë dhe 60 metrash poshtë sipërfaqës shkëmbore ndodhet një kompleks me dhoma fjetjeje, klinikë kirurgu, qendër operacionale dhe sallë takimesh.

Punimet për bunkerin filluan ndërsa bota po shënonte kriza të njëpasnjëshme. Bashkimi Sovjetik po kryente prova bërthamore, ndërtonte Murin e Berlinit dhe vendoste fshehurazi raketa në Kubë. Varnke Egeskov është kuratore në bunkerin “Reagan Vest”.

“Në këtë bunker bërthamor do të jetonte qeveria daneze, udhëheqja, disa pjestarë të shtypit dhe telekomunikacionit, si dhe disa të tjerë që do të merreshin me funksionimin e gjërave, si ajrimi apo makineritë e tjera. Bunkeri do të strehonte 350 njerëz”.

Danimarka, vend anëtar i NATO-s e përfundoi ndërtimin e bunkerit në vitin 1968. Por banorët e zonës nuk ishin në dijeni të egzistencës së bunkerit deri në vitin 2012, kur u bë deklasifikimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Objekti, i cili ende ka mobilimin e atyre viteve, mund të vizitohet nga publiku, thotë kuratorja Ulla Varnke Egeskov.

“Është sikur të shkosh në kohën e Luftës së Ftohtë, mes frikës dhe përgatitjeve për luftën që do të vinte. Po ashtu është si të futesh në një kapsulë kohore sepse gjithçka këtu është nga vitet 60, 70 dhe 80… shikon gjëra që të kujtohen nga ajo kohë. Të ngjall frikë dhe kujtesë”.

Hyrja e bunkerit është e maskuar nga një shtëpi e verdhë ku dikur jetonte inxhinieri dhe familja e tij. Ndërtimi zgjati pesë vite (1963-1968) dhe rëndësia për projektimin e tij u shtua edhe më shumë gjatë krizës së raketave ruse në Kubë, kur bota ishte shumë pranë një konflikti bërthamor.

“Bunkeri i kthyer në muze ofron një histori rreth bombave atomike. Por thelbi ka të bëjë me demokracinë”, thotë drejtori i muzeut Lars Christian Nørbach.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Kuratorët thonë se tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit e bëjnë edhe më të rëndësishme historinë e bunkerit bërthamor.

“Mjafton fakti që kemi një luftë në Evropë dhe po flitet rreth këcënimit të një lufte bërthamore, çka e bën konceptin e tunelit bërthamor edhe më të rëndësishëm”, thotë zonja Frandsen.

Vargu malor ku gjendet bunkeri është rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Kopenhagen. Regan Vest u nxor nga shërbimi në vitin 2003 dhe egzistenca e tij u bë publike në vitin 2012./VOA

Poste të ngjashme

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova, më 28 maj është dënuar me burgim të përjetshëm në një gjykatë në qytetin...

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Lajmi i fundit

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02
SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv