https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Darka e Lamës e organizuar nga Faton Peci, i kushtoi buxhetit të Kosovës mbi 7 mijë e 500 euro

Darka e Lamës e organizuar nga Faton Peci, i kushtoi buxhetit të Kosovës mbi 7 mijë e 500 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillimin e dhjetorit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, organizoi ‘Darkën e Lamës’.

Pavarësisht se e njëjta ishte organizuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, në muajin tetor.

‘Darka e Lamës’, kësaj radhe e organizuar nga Faton Peci, ishte mbajtur në një prej hoteleve më luksoze në periferi të Prishtinës.

Bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Nacionale ka siguruar faturën e shpenzimeve për këtë darkë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas faturës së dërguar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ‘Darka e Lamës’ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 7 mijë e 560 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se në dark kishin qenë të ftuar akterë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve e ambasadave.

Ministri Faton Peci kishte shkruar pas kësaj darke, duke thënë se kremtimi i saj kthen në vend amanetin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Këtë vit, Darka e Lamës është edhe një nderim për trashëgiminë tonë dhe një reflektim mbi përpjekjet për të zhvilluar bujqësinë dhe sigurinë ushqimore të Kosovës. E shënuam në vitin më të begatë për Kosovën, kur siguruam bukën e motmotit falë përkrahjes së Qeverisë, begatisë së Perendisë, transparencës së Ministrisë dhe djersës së ballit të fermerit meritor. Kremtimi i saj rikthen në kujtesë amanetin e Dr. Ibrahim Rugovës, që një nga prioritetet e tij ishte sigurimi i bukës së motmotit për qytetarët tanë. Sukseset e bujqësisë janë një prej dëshmive më të forta të përkushtimit tonë për të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshme të Kosovës”, kishte shkruar Peci.

Megjithatë, në këtë darkë nuk ishte pjesëmarrëse presidentja Vjosa Osmani. Kabineti i saj kishte deklaruar për media se ky organizim ishte mbajtur nën patronatin e presidentes.

“Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e poashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë. Pra, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani”, kishte thënë Bekim Kupina nga kabineti i Presidencës.

Darka e Lamës është festë tradicionale shqiptare dhe ndryshe njihet edhe si “Darka e bereqetit”. Zakonisht, mbahet në fund të muajit tetor kur vjelën punët verore.

Kjo festë e moçme tradicionale u rikthye në skenë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002.

Njihet si e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj.

ADVERTISEMENT

Zakonisht përveç politikanëve vendorë, në organizimin tradicional fotohen edhe zyrtarë të ambasadave, KFOR-it e intelektualë të tjerë.

Darka e lamës organizohet nën patronatin e Presidentit të shtetit dhe mbledhë figurat më eminente të politikës.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv