https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dasma, dhëndri, nusja e refuzimi për nënshkrim: Deklaratat e Kurtit e Vuçiq’it para takimit në Ohër

Dasma, dhëndri, nusja e refuzimi për nënshkrim: Deklaratat e Kurtit e Vuçiq’it para takimit në Ohër

Takimi që do të mbahet më 18 mars, saktësisht ditën e shtunë, pritet të definojë shumë gjëra.

Në fakt, kryeministri i Kosovës e presidenti i Serbisë që nga përfundimi i takimit në Bruksel, kanë vazhduar me deklarata që paralajmërojnë për rëndësinë e takimit në Ohër.

Nuk dihet nëse të shtunën në Ohër mund të nënshkruhet marrëveshja për planin evropian, krejt kjo pas dilemave të shfaqura nga Beogradi zyrtar, pasi Kosova tashmë në parim ka shprehur qëndrim pozitiv.

Sa më afër që vjen 18 marsi, aq më shumë shtohen edhe deklaratat nga kryeministri Kurti e presidenti i Serbisë. Kurti po flet për refuzimin e Serbisë që ta nënshkruajë marrëveshjen, e Vuçiq duke përdorur disa krahasime të çuditshme me dasma.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Çfarë po thonë Kurti e Vuçiq?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet në Ohër.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurti ka thënë se shpreson që refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar marrëveshjen, nuk është indikacion që nuk pajtohen me përmbajtjen.

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai në një video të publikuar në videon e qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar sërish takimin e 18 dhjetorit që do ta ketë me kryeministrin Kurti në Ohër.

Ai e ka krahasuar këtë takim me një dasmë. Sipas tij, është e paqartë ftesa për Vuçiqin në një dasëm ku “mungojnë nusja dhe dhëndri”.

“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them dhe ju, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them. Dikush duhet të ma shpjegojë se çfarë kuptimi ka kjo, përse më ftuat në një dasmë ku nusja dhe dhëndri nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që më duket se nuk ka kuptim, por mua kjo po më pengon dhe nga pak më shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka. Pra, më lejoni t’iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundemi të ecim përpara”, deklaroi presidenti serb.

ADVERTISEMENT

Pikërisht ky takim ka bërë që emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, të qëndroi dy ditë me radhë në Prishtinë, e tash ai ka shkuar në Beograd.

Vizita e Lajçak

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Lajçak ka takuar kryeministrin Kurti, presidenten Osmani e përfaqësuesit e partive politike në vend.

“Takimi jonë i fundit në Bruksel ishte i suksesshëm. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se s’ka nevojë të diskutohet më për përmbajtjen. Teksti tashmë është publik dhe të gjithë e dinë se çka përmban. Por që të bëhet dokument ligjërisht i obligueshëm duhet të pajtohemi se si të implementohet. Duhet të dimë cilat janë hapat, sekuencat e tij dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha Lajçak.

Post Views: 148

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e...

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51

Ndryshim dramatik i motit vjen pas një periudhe të gjatë temperaturash jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë pjesën më të...

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34
Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51
15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv