Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.
Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. PDK është gati për zgjedhje”, tha Hamza.







