https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dejona Mihali “dora e hekurt” në Vetëvendosje

Dejona Mihali “dora e hekurt” në Vetëvendosje
ADVERTISEMENT

Dejona Mihali duket sikur një figurë mitike. Masa nuk e njeh, por thuhet të jetë njeriu më i afërt i Albin Kurtit dhe me ndikim të madh në Vetëvendosje, Kuvend dhe Qeveri të Kosovës. Madje, emri i saj u përmend sot nga një deputet edhe për mostrat e zhdukura të rastit Dehari. Fuqia e saj, megjithatë, është tërësisht joproporcionale me angazhimin e saj publik. Çka dihet për Dejona Mihalin?

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kosovarët që deri atëherë s’kishin dëgjuar për Dejona Mihalin, në 2016-n e kishin marrë vesh se ajo është një shtetase e Shqipërisë, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Por, Mihali nuk ishte një anëtare e thjeshtë e subjektit opozitar atëherë dhe nuk është as sot kur LV-ja ka pushtetin. Fuqia e saj duket se është rritur në raport të drejtë me fuqinë e fituar nga LV-ja.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mihali, gjithësesi, për kah ndikimi lë në hije edhe figurat e LV-së si Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha e të tjerë që nga kundërshtarët e Kurtit përshkruhen si Grupi i Tiranës.

Pozita e saj mund të definohet më së miri me një përshkrim që Saranda Bogujevci ia ka bërë një fotografie të publikuar në Facebook.

“Me ma të mëdhenjtë në vend”, kishte shkruar Bogujevci në fotografinë ku shiheshin Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali. Katër të parët kanë pozita zyrtare ndër më të lartat në vend, por Mihali jo. Megjithatë, ajo nuk konsiderohet më pak “e madhe” nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarisht, Dejona Mihali mban pozitën e Koordinatores së Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në faqen e LV-së nuk jepet një biografi e saj. Sipas të dhënave personale që Mihali i ka ekspozuar në Facebook, mësohet se ajo ka lindur në Tiranë dhe ka studiuar filozofi në Universitetin e Tiranës.

Dejona Mihali nuk bën paraqitje publike, siç kanë bërë gjithmonë figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo s’ka garuar ndonjëherë në zgjedhje të brendshme partiake, e as s’ka hyrë ndonjëherë në listën e deputetëve të LV-së. Por, disa anëtarë dhe ish-anëtarë të partisë thonë ajo i kontrollon të gjitha këto.

Emri i saj rikthehet në publik sa herë që brenda LV-së ka ndonjë krisje. Të pakënaqurit e partisë, kur pas një kohë vendosin të bëjnë rrëfime publike, e akuzojnë Mihalin për kontroll të fjalës së lirë në parti.

Deputeti Haki Abazi sot ka folur për zhdukjen e mostrave të aktivistit të LV-së, Astrit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ai tha se për këto mostra duhet të intervistoheshin Albin Kurti, Dejona Mihali, ministrja Albulena Haxhiu dhe këshilltarja e saj, Nazlie Balaj.

Abazi e përmendi edhe njëherë Mihalin, duke thënë se ajo është njeriu që kontrollon gjithë deputetët e LV-së dhe është e autorizuar nga Kurti për vendimmarrjen brenda grupit parlamentar.

“Arsyeja pse po e përmendi me emër është sepse, është dora, është masha e kontrollit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vendosur mbi vullnetin e secilit deputet, e cila bie pa asnjë legjitimitet”.

“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë në listën e deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet në LV, por është njeriu kryesor, e cila kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar dhe vendimmarrjen që bëhet aty”, ka thënë deputeti i LV-së.

Deputeti i pakënaqur i LV-së pretendon se ka audio dhe video incizimi, ku, sipas tij, dëshmohet implikimi i Mihalit në këto dy cështje.

“Audio-inzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngufatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, tha Abazi.

Interesimi për ta ndjekur konferencën e deputetit Abazi ishte i madh. Deklaratat e tij kanë publikuar në mediat kryesore në vend, dhe jo vetëm. Por, Mihali i ka thënë Insajderit se nuk i ka parë ato deklarata dhe nuk i komentuar ato.

Emri i Dejona Mihalit së padukshme ishte kthyer në vëmendje gjatë zgjedhjeve të fundit të brendshme të partisë vitin e kaluar. Ajo akuzohej prej disa anëtarëve që donin të garonin nëpër degët e partisë, se po kontrollonte tërësisht zgjedhjet; se po zgjidhte kandidaturat dhe po eliminonte njerëz nga gara.

Përgjatë ngritjes së LV-së, Mihali publikisht nuk ishte në top-listën e zyrtarëve të partisë, krahas Kurtit, Dardan Molliqajt, Visar Ymerit, Glauk Konjufcës e të tjerëve. Emri i Mihalit filloi të theksohej pas krizës në LV që rezultoi me ndarje të saj.

Derisa po tentohej për një pajtim, në fillim të 2018-s Molliqaj kishte njoftuar se grupi parlamentar i LV-së kishte vendosur të mblidhej për të provuar të gjenin një gjuhë të përbashkët. Por, tha se ishte i zhgënjyer që Mihali ishte kundër kësaj.

“Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative”. Mihali më vonë i ishte përgjigjur ish-Sekretarit të LV-së, duke mohuar se ishte kundër asaj mbledhjeje.

Mihali e ka një profil në Facebook, në të cilin shpërndan kryesisht postime të Kryeministrit Kurti, ose ripublikon qëndrime të gjithëditura të LV-së.

Më 10 shkurt, në përvjetorin e demonstratave të LV-së në 2007-n dhe vrasjes së dy protestuesve aty, Mihali ka shpërndarë një pjesëz nga fjalimi i Kryeministrit Kurti, ku thoshte se “Vetëvendosja, edhe gjetiu, edhe te ne, paguhet edhe me jetë, por edhe jeta që ia vlen është ajo me vetëvendosje. Rruga jonë është e vështirë sepse është rrugë përpjetë, por edhe kjo rrugë e jona është e qartë sepse është rrugë e drejtë”. /Express/

 

Post Views: 135

Poste të ngjashme

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

15/07/2025, 15:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti i 9 korrikut në Nabërgjan të Pejës

15/07/2025, 11:47

Ka vdekur edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit të rëndë të trafikut që kishte ndodhur më 9 korrik...

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

15/07/2025, 11:01

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person – Policia jep detaje

15/07/2025, 8:23

Një vetakisdent tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë. Vikitima...

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

15/07/2025, 6:23

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 47-të në një përpjekje tjetër për ta...

Lajmi i fundit

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

15/07/2025, 15:33
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti i 9 korrikut në Nabërgjan të Pejës

15/07/2025, 11:47
Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

15/07/2025, 11:01
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person – Policia jep detaje

15/07/2025, 8:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv