Delegacioni i bujqve austriakë që po qëndrojnë për vizitë në Podujevë sot janë shoqëruar nga Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, dhe Drejtoresha e Administratës, Valbona Ibishi-Azemi në vizitat tek disa nga fermerët llapjanë, me qëllim njohjen më të afërt me potencialet bujqësore dhe blegtorale të komunës sonë.
Delegacioni fillimisht vizitoi biznesin “JONI-SH” me pronar Alban Shabanin, i cili merret me grumbullimin dhe përpunimin e pemëve të imëta, me fokus të veçantë në mjedrën si produkt i freskët dhe cilësor.
Më pas, vizita vazhdoi në fshatin Dumnicë, në fermën e familjes Toverlani, e cila ushtron veprimtari në fushën e blegtorisë dhe është e specializuar në prodhimin e qumështit.
15.04.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim