Asambleisti nga radhët e LDK-së në Podujevë, Valon Demolli ka reaguar lidhur me punimet që janë duke u bërë në rrugën “Skënderbeu”.
Postimi i plotë i Valon Demollit:
Kur i pata adresu punimet shkel e shko në rrugën “Skënderbeu” ku trotuaret mbusheshin me baltë, u patën qu komuna përmes drejtorëve e zëdhënësit me më demantu.
Sot, kur janë kalu të gjitha afatet e kontratës,kur është nënshkru kontratë mbi kontratë e kur në vend se të zgjërohet kjo rrugë shumë e rëndësishme është ngushtuar, ata që reagonin dikur tashmë po heshtin.







