https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Deputeti gjerman në Kosovë, diskutohet situata politike dhe stabiliteti i sigurisë në vend

ADVERTISEMENT

Në Kosovë është duke qëndruar deputeti i Budestagut gjerman, Christoph Ploss.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Berisha njoftoi se sot kanë pritur deputetin Ploss, me të cilin është diskutuar për marrëdhëniet në mes dy shteteve.

“Së bashku diskutuam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimin në BE, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi”,tha Berisha.

Berisha tha se “jemi falënderues për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Republikës së Kosovës.

“Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve është interes jetik dhe shtetëror”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit