Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami, vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat nuk është vendim i papritur dhe se ka zënë në befasi askënd.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka pasur një fushatë goxha të gjatë lidhur me këtë çështje, raporton Paparaci.
“Në vendimin e fundit ai tregon se nuk është për t’i dënuar serbët, por për integrimin e tyre. Kurrë më pak ndikim të Vuçiqit në institucionet e Kosovës nuk ka pasur. Vendimi i kryeministrit Kurti është i mirëmenduar”, tha ai në Debat Plus.
Ligjvënësi i pushtetit theksoi se ka ardhur koha që Kosova mos të shantazhohet vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ka ardhur koha që kryeministri i Kosovës ta lë emrin e kryeministrit të Kosovës. Duhet t’i ketë kushtet e barabarta”, shtoi ai./Paparaci
Post Views: 126