Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së kryeministrit Kurti ia ka larguar atij flamurin kombëtar nga foltorja e Kuvendit.
Salihu u afrua te kryeministri Kurti derisa ky i fundit po fliste për ndikimin ekonomik të rritjes së çmimeve dhe masat e Qeverisë së tij. Salihu në shenjë proteste largoi flamurin kombëtar, shkruan KlanKosova.tv.
Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet mbi pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës në vend.







