Babai dyshohet se qëlloi për vdekje djalin e tij
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Gjilanit. Siç merr vesh Paparaci një person dyshohet se ka...

Dëshmitari i tetë me kodin 04323 do të fillojë dëshminë e tij të hënën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Paraprakisht, nga ana e trupit gjykues janë trajtuar tri çështje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith bëri të ditur se kanë vendosur që të ndryshojë urdhrin me gojë të 23 marsit me të cilin kishin pranuar një dokument në tërësinë e tij, duke e pranuar tani vetëm në pjesët përkatëse që do të përdor mbrojtja e Veselit.
Kjo është vendosur në bazë të parashtrimeve të mbrojtjes së Veselit, përmbushjes së kritereve të rregullës 154 dhe që nuk ka pasur kundërshtime nga palët.
Çështja e dytë kishte të bënte me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) për riklasifikim të disa dokumenteve.
Gjykatësi pyeti mbrojtjes dhe se askush nuk e kundërshtoi kërkesën për riklasifikim të ZPS-së.
Kurse, lidhur me çështjen e tretë e cila ishte mocioni i ZPS-së për të kufizuar praninë në sallën e gjyqit, trupi gjykues vendosi që mbrojtja të përgjigjet lidhur me këtë më së largu deri në fund të orarit të punës më 15 qershor dhe nëse ZPS ka kundër-përgjigje, këtë ta parashtrojë deri në fund të orarit më 16 qershor.
Seanca po vazhdon në sesion privat.
Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit janë të gjithë të akuzuarit.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Gjilanit. Siç merr vesh Paparaci një person dyshohet se ka...
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi dje në Gjilan. Policia tha se...
Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin. Klan Kosova ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët,...
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç...
Nafije Bogujevci dyshohet të jetë gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri të premten në Livoq...