Një person ka vdekur dhe një është lënduar pas një të rëndë mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.







