https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

DhTIK: Forma e ZRRE-së me pasoja për ekonominë

DhTIK: Forma e ZRRE-së me pasoja për ekonominë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e thellë për aktvendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, me të cilin i jepet dritë e gjelbër vazhdimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, pavarësisht se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedurale.

DhTIK-ja vlerëson se gjykata ka pasur mjaftueshëm prova dhe argumente të qarta për shkeljet e bëra, të cilat janë prezantuar në mënyrë të përsëritur në çdo takim me institucionet, por fatkeqësisht nuk janë marrë për bazë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”, thuhet në reagim.

DhTIK-ja i bën thirrje edhe njëherë ZRRE-së dhe Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent, duke respektuar konsultimet publike dhe përfshirjen e komunitetit të biznesit, siç kërkohet nga ligji.

Gjithashtu institucionet të ndajnë mjete shtesë në përkrahje të bizneseve në mënyrë që të mos ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe të ardhmen e vendit tonë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, DhTIK-ja u bën thirrje të gjitha bizneseve që të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat ligjorë për të kundërshtuar këtë vendim të dëmshëm.

Nga ky organ deklarojnë se, së bashku me bizneset, do të përdorë çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur interesat e ekonomisë së Kosovës.

Poste të ngjashme

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

26/01/2026, 22:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar nëse do të përfshihet në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së. Të shtunën...

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

26/01/2026, 15:21

    Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,...

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

26/01/2026, 12:28

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për...

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

26/01/2026, 10:49

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe...

Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

Sa hapa duhen vërtet për të qëndruar i shëndetshëm?

26/01/2026, 8:58

Prej vitesh, shifra “10,000 hapa në ditë” është kthyer në një standard të pashkruar për një stil jetese të shëndetshëm....

Lajmi i fundit

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

26/01/2026, 22:08
Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

26/01/2026, 15:21
Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

26/01/2026, 12:28
AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

AUV-i njofton për tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnja APTAMIL

26/01/2026, 10:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv