Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një burrë është arrestuar, pasi që kishte sulmuar me thikë një grua. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 27.04.2025, 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/