https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Diaspora nisi të votojë për zgjedhjet në Kosovë para se disa parti t’i publikojnë programet zgjedhore

Përditësohen të dhënat/ Ja sa ka arritur numri i aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Mërgimtarët kanë nisur të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë para se disa prej partive politike në vend t’i bëjnë  publike programet me të cilat synojnë t’i fitojnë këto zgjedhje.

Pavarësisht kësaj, një pjesë e bashkatdhetarëve do ta vënë votën në zarf, veç në bazë të zotimeve që i kanë dëgjuar nga të preferuarit e tyre nëpër emisione televizive, nëpër tubime apo edhe në rrjete sociale.

Për Xhevrije Statovcin, shqiptare e Kosovës që jeton në Ahen të Gjermanisë që 22 vite, është e rëndësishme që ta shoh programin e partisë  para se ta votojë për kandidatët për deputetë, mirëpo meqë ende nuk janë publikuar programet e plota, asaj i ka mjaftuar t’i ndjekë pjesë-pjesë premtimet e deritashme.

Mesazhi për votim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), Statovcit i ka arritur pikërisht më 09.01.2025, ditën kur u hap votimi për diasporën.

Për Kallxo.com, ajo thotë se sapo ta gjej rastin e parë pas përfundimit të orarit të punës, bashkë me bashkëshortin e saj dhe nënën e tij do ta kryejnë procesin e votimit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Diaspora mund të votojë me postë deri më 08.02.2025. Pjesa e tjetër e mërgimtarëve të regjistruar kanë të drejtë të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata në shtetet përkatëse, ose të udhëtojnë për votim në Kosovë më 09.02.2025.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se janë hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër. Gjithashtu, janë treguar adresat e kutive postare nëpër vendet përkatëse.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për Statovcin, edhe pse është shtetase e Gjermanisë më shumë se dy dekada, kjo është vetëm hera e dytë që e ka shfrytëzuar të drejtën e votës nga vendi ku jeton. Për shkak të angazhimeve tjera ka vendosur që mos ta pres deri të publikohet programi për ta hudhur votën, meqenëse e ka ndarë mendjen se cila parti i përmbush qëllimet e saj.

“Unë në Kosovë nuk jetoj që sa vjet, por po du me fitu dikush që ja shohim hajrin krejt. Nuk është që kam pa krejt çka kanë plan me ba nëse fitojnë. Po deri diku sa me vendos me ia qitë votën e di”- tha ajo në bisedë për KALLXO.com.

Por, të dy nuk e përjashtojnë rëndësinë që ka leximi i programeve zgjedhore para se të hedhin votën.

Deri më tani, pjesë të programeve të qeverisjes të katër partive të mëdha politike kanë publikuar secila nëpër rrjete sociale, apo i kanë proklamuar përmes mediave e tubimeve nëpër komuna të ndryshme. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë dy subjektet që i kanë publikuar programet e plota në ueb-faqet e tyre.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar që programin do ta publikojnë pas disa ditësh. E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk u është përgjigjur as telefonatave e as mesazheve në lidhje me këtë çështje.

Për Valon Beqiraj, shqiptar i Kosovës që jeton në Siegburg të Gjermanisë, votimi përmes postës do të jetë hera e parë, sikundër që zgjedhjet e zënë për herë të parë në një shtet tjetër për shkak se ka vetëm tri vjet që jeton atje.

ADVERTISEMENT

Ky proces atij i duket interesant dhe më i lehtë sesa të udhëtojë në Kosovë, apo të votojë në objekte të misioneve diplomatike. Ai nuk e ka lexuar programin e partisë që do, por nuk e sheh si problem të madh meqenëse, sipas tij, ia di misionin që sa kohë.

“Ma mirë me votu me postë se ma lehtë edhe kohën ta kursen. E programin se kam lexu, po ia njoh misionin partisë”- tha ai për KALLXO.com.

Procesi i votimit jashtë vendit do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 15 konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës. Numri i qytetarëve, sipas të dhënave të KQZ-së, të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Prej shumës totale, 84 mijë e 525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë.

Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ-së. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Në zgjedhjet parlamentare do të garojnë 27 subjekte politike. Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29

  Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh...

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29
Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv