Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites është djegur një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, është raportuar se në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë për gazeta10 Ahmeti.
Sipas saj, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.







