https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?

Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në një fazë vendimtare, teksa kanë mbetur edhe 10 ditë deri në afatin kushtetues.

Gjatë kësaj periudhe kanë vazhduar takimet dhe kontaktet politike mes liderëve të partive, përfshirë edhe ato mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të cilat kanë qenë më të shpeshta se me atë të PDK-së. Megjithatë, pavarësisht këtyre diskutimeve politike, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për emrin e presidentit të ri.

Sipas vlerësimeve nga Instituti Demokratik i Kosovës, ende nuk ka sinjale konkrete për një ujdi politike mes partive parlamentare, pavarësisht komunikimeve dhe deklarimeve publike.

Lidhur me këtë, për Klankosova.tv është deklaruar Eugen Cakolli, i cili tha se aktualisht nuk vërehet ndonjë afrim real mes partive politike për emrin e presidentit dhe sipas tij, procesi nuk po zhvillohet si negociim i mirëfilltë, por më shumë si pritje strategjike mes palëve, ku secila po tenton të mos lëshojë terren pa garanci të qarta politike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po e trajton çështjen e presidentit si pjesë të sigurimit të vazhdimësisë së qeverisjes dhe konsolidimit institucional, ndërsa partitë opozitare, thotë ai, po përpiqen ta përdorin procesin për të rritur peshën e tyre politike.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Cakolli theksoi se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e besimit mes palëve, gjë që po e bën të vështirë çdo tentativë për kompromis.

“Në fakt, secila palë ende po luan me hapësirën politike që ka, duke mos e djegur asnjë opsion para kohe. Për më keq, ka mungesë besimi dhe askush nuk do të jetë i pari që lëshon terren pa një garanci të qartë. Për Lëvizjen Vetëvendosje, çështja e Presidentit është test kontrolli institucional, si një lloj garancie për vazhdim – pothuajse i pasfidueshëm – i qeverisjes së re katërvjeçare. Në anën tjetër, për opozitën, ky është moment për të imponuar peshë politike. Kjo e bën procesin më shumë një lojë force sesa një proces për zgjedhje figure që realisht paraqet konsensusin e nevojshëm”, tha ai.

Sipas tij, situata komplikohet edhe nga paqartësitë procedurale dhe kushtetuese, të cilat në këtë fazë mund të bëhen vendimtare për ecurinë e procesit.

“Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimet e Kushtetueses përcaktojnë pragjet e votimit dhe pasojën finale në rast dështimi, pra zgjedhjen me 80 vota në dy raundet e para, pastaj 61 në raundin e tretë mes dy kandidatëve më të votuar, si dhe shpërndarjen e Kuvendit nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues. Por ato nuk përmbajnë përcaktime të detajuara për aspekte tjera procedurale që, në një situatë si kjo, bëhen vendimtare. Për shembull, mbetet tejet e diskutueshme nëse një kandidat mund të tërhiqet në këtë fazë dhe në çfarë forme. Po ashtu, nuk është e qartë nëse nënshkrimet e deputetëve për një kandidaturë mund të “transferohen” për një emër tjetër në rast të tërheqjes. Këto detaje, ndonëse në dukje teknike, janë esenciale sepse nëse nuk ka qartësi për to, çdo tentativë për kompromis mund të bllokohet në momentin e fundit. Pra, në këtë kombinim, edhe nëse nesër do të kishte një lëvizje politike për marrëveshje, nuk është e sigurt që ajo do të ishte e lehtë për t’u formalizuar pa kontestime eventuale në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Sa i përket rolit të opozitës, Cakolli tha se pa bashkëpunim mes PDK-së dhe LDK-së vështirë se vendi mund të ketë një kandidaturë konsensuale.

ADVERTISEMENT

“Një pikë tjetër problematike është nëse opozita realisht ka hapësirë të dalë me një kandidat të vetin në këtë fazë, meqë pa bashkëpunim mes dy partive kryesore opozitare, pra PDK dhe LDK, nuk ka numra për kandidaturë konsensuale. Logjika e procesit e kufizon këtë mundësi, sidomos nëse nuk ka tërheqje të kandidaturave ekzistuese – që mbetet diskutabile. Kjo e vendos opozitën në një pozitë ku mund të ketë ndikim për të bllokuar procesin, por shumë më pak hapësirë për të imponuar një alternativë të re”, tha ai.

Skenari në rast dështimi

Cakolli paralajmëroi se në rast se nuk arrihet zgjedhja e Presidentit brenda afatit kushtetues, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai për Klankosova.tv tha se datat e mundshme për mbajtjen e tyre mund të jenë 31 maji ose 7 qershori.

Megjithatë, sipas tij, asnjëra palë politike nuk hyn në këtë skenar me komoditet, pasi shumica do të mbante përgjegjësi për dështimin institucional, ndërsa opozita nuk ka garanci për përfitim elektoral të sigurt.

“Në anën tjetër, lidhur me atë se kujt i konvenojnë zgjedhjet, unë nuk shoh ndonjë palë politike që hyn në këtë skenar me komoditet. Për shumicën parlamentare, shkuarja në zgjedhje të reja do të nënkuptonte pranimin se nuk arriti ta menaxhojë një proces kushtetues që ishte kryesisht përgjegjësi e saj, që kërkon ndërtim shumice më të konsoliduar dhe aftësi për të arritur marrëveshje me të tjerët, që pritet të jetë prapë problem pas zgjedhjeve potenciale. Për opozitën, nga ana tjetër, zgjedhjet e reja mund të duken nominalisht si mundësi për ta rritur koston politike të shumicës, por nuk ka asnjë garanci serioze që ato do t’i prodhonin asaj një rezultat më të favorshëm, qoftë si bllok apo si parti veç e veç, përkundër një impakti pozitiv që mund të sjellë për rikthimi potencial i Presidentes Osmani në garën zgjedhore”, tha ai.

Cakolli përfundoi se problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e opsioneve politike, por te mungesa e gatishmërisë për kompromis.

Sipas tij, të gjitha palët janë duke pritur njëra-tjetrën për hapin e parë, ndërkohë që afati kushtetues po afrohet dhe rreziku i bllokimit institucional po rritet.

“Sidoqoftë, ekziston rreziku që zgjedhjet të lexohen nga publiku si dështim i të gjithë klasës politike për të përmbushur një detyrim themelor të shtetit. E kjo, mund të sjellë dalje dukshëm më të ulët të qytetarëve në zgjedhje, që si zhvillim mund t’i konvenojë disi më shumë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka avantazhe të qarta institucionale, përfshirë kontrollin e aparatit shtetëror, burimet logjistike dhe financiare që vijnë nga pozita në pushtet, si dhe dominimin në diskursin publik”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 25 mars Kuvendit i ka dhënë afat  edhe 34 ditë shtesë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Poste të ngjashme

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj, pasi dyshohen për grabitje. Prangosja e tyre ka...

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

19/04/2026, 15:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë, në 26-vjetorin e ngjarjeve të 19...

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

19/04/2026, 15:10

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e...

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

19/04/2026, 14:07

Është mbajtur akademia përkujtimore me rastin e ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së Sali...

Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

19/04/2026, 13:53

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet...

Lajmi i fundit

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16
Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

19/04/2026, 15:14
Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

19/04/2026, 15:10
Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

19/04/2026, 14:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv