https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Djali i Gucatit i pakënaqur me kryeministrin që nuk po i përmend krerët e tjerë të UÇK-së pos Selimit

Djali i Gucatit i pakënaqur me kryeministrin që nuk po i përmend krerët e tjerë të UÇK-së pos Selimit

I biri i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka kërkuar që të mos bëhen ndasi sa u përket ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne duhet të jemi të bashkuar sepse nuk janë duke u gjykuar si individë, por janë duke u gjykuar si themelues dhe si udhëheqësit dhe formuesit e shtetit të Kosovës, dhe nuk na shërben aspak mirë që të thirremi në baza politike sepse atje nuk janë duke u gjykuar në baza politike, por janë duke u gjykuar për diçka krejt tjetër, për një çështje madhore dhe nuk na takon që të bëjmë ndasi të tilla”, ka thënë Gucati në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Së pari dua të lidhem me gjykatën. Gjykata çdo herë e proklamon, dhe po e paraqet se po gjykohen si individë. Sa i përket subjektit ose partive politike, nuk do të kishte qenë mirë dhe nuk do të ishte e moralshme nga ana e tyre që të bëjnë ndasi të tilla, dhe që po gjykohen si individë.

Gucati ndihet i pakënaqur sidomos me kryeministrin Albin Kurti dhe justifikimin e tij se pse nuk po i viziton të akuzuarit në Hagë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ajo çka nuk më vjen mirë, prapë nuk dua të dal edhe unë që po bëj ndasi politike, por nga ana e kryeministrit asnjëherë nuk i përmend krerët e UÇK-së përjashtim Rexhep Selimit, për neve njëjtë është, si Rexhep Selimi, si Hashim Thaçi, si Hysni Gucati ,të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë e kanë pasur një ideal dhe një qëllim që të luftojnë për këtë vend”.

“Me një intervistë që e kam dëgju para disa dite kur ishte diku me një televizion, tha se nuk po shkoj në vizitë atje sepse duhet t’i plotësojë disa formularë, dhe në njëfarë forme i bie që ‘po e njoh Gjykatën Speciale’. Ky po e lë me e nënkuptu që edhe Glauku, edhe zyrtarët  tjerë që kanë pozita të madha, që kanë shku atje e paskan njoftë Gjykatën Speciale”.

ADVERTISEMENT

“Pra, paska ndasi edhe midis bindjeve të tyre se kush po e njeh e kush nuk po e njeh Gjykatën Speciale.

Mirëpo atje nuk po gjykohet Hashim Thaçi si ish-udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, as Kadriu, as Rexhep Selimi si pjesëtar i Vetëvendosjes, por po gjykohen si krerë të UÇK-së, edhe si njerëz që kanë luftuar për vendin e Kosovës”.

Poste të ngjashme

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41

Me 75 vjet burg janë dënuar për pesë të akuzuarit në rastin e 400kg drogë. Izet Sheqiri është dënuar me...

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49

Sot bëhen 27 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni...

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31

  Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema Podujevë – Një lajm i rëndë ka prekur sot qytetin e Podujevës,...

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Lajmi i fundit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41
27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49
E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31
KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv