Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit, ka folur për mediat gjatë pjesëmarrjes në protestën e sotme në Tiranë, e cila u zhvillua për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për përkrahjen e dhënë protestës.
“I falëndëroj të gjithë për pjesëmarrjen, falëndëroj z. Rama për përkrahjen e protestës dhe z. Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahje maksimale për protestën”, tha Endrit Thaçi.