Dy rrahje të nënave nga djemtë e tyre u evidentuan në raportin e Policisë së Kosovës. Njëri rast në Komunën e Ferizajt dhe tjetri në Komunën e Pejës.
Lëndim i lehtë trupor trupor dhunë në familje – Ferizaj 19.3.2025 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Dhunë në familje – Pejë 19.3.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.