https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Do ta rrisim degën dhe LDK`në” – Ekrem Hyseni tregon se a do të jetë Agim Veliu në listë për deputet

“Do ta rrisim degën dhe LDK`në” – Ekrem Hyseni tregon se a do të jetë Agim Veliu në listë për deputet

Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, në pika të shkurtëra ka shpjeguar për Periskopi, përgatitjet e fundit që po i bëjnë si degë në këtë komunë, e ku fokusi do të jetë përbërja e listës së kandidatëve për deputetë nga ky qytet.

Hyseni nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe Agim Veliu të jetë pjesë e listës për garën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Nuk e përjashtoj si mundësi.. as nuk e mohoj e as nuk e pohoj…”, ka thënë shkurt doktori i LDK`së.

Ai ka thënë se si kryetar degë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e ka vetëm një qëllim.

“Do të bëjmë çmos që ta rrisim degën e LDK`së në Podujevë por edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në nivel vendi”, tha Hyseni për Periskopi.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se do të jetë në listë për kandidat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Jo vetëm LDK në Podujevë, por të gjitha degët e subjektit që drejtohet nga Lumir Abdixhiku deri pasnesër (e Enjte) duhet të dorëzojnë listat me emrat për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi ka tentuar të marrë një qëndrim nga ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu por i njëjti nuk ka hapur telefonin deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, ka qenë vetë Veliu i cili para pak ditësh në një shkrim të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, ka shprehur gatishmërinë që të jetë në listën e LDK për kandidat për deputet.

Veliu kishte shkruar se LDK është “shtëpia jonë e përbashkët”.

Dua ta theksoj qartë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal. Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite”, kishte shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë i Agim Veliut

Të dashur qëndrestarë, anëtarë dhe simpatizantë

Ditëve të fundit kam parë një debat të gjerë në media, nga anëtarësia dhe shumë aktivistë të LDK-së lidhur me përfaqësimin në listën zgjedhore të 28 dhjetorit.

ADVERTISEMENT

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që me sinqeritet e bindje kanë ngritur zërin për kontributin tim dhe për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është e vërtetë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka ekzistuar pritja që të jem pjesë e listës. Por, pavarësisht vendimeve të padrejta e të dëmshme të asaj kohe, unë kam vazhduar të qëndroj aty ku kam qenë gjithmonë, në shërbim të LDK-së, të qytetarëve dhe të vlerave që kemi kultivuar për më shumë se tri dekada.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Dua ta theksoj qartë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal. Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite.

LDK është shtëpia jonë e përbashkët. Ajo është ndërtuar me mund, sakrificë dhe besnikëri nga njerëzit që ishin aty kur ishte më së vështiri dhe që vazhdojnë të jenë aty edhe sot.

Prandaj, është e domosdoshme që dera të mos u hapet atyre që nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, nëse kjo do të ishte arsyeja të lihen jashtë ata që e kanë themeluar, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë partinë për më shumë se 30 vite.

Respekti për bazën, për themeluesit dhe për kontribuesit afatgjatë nuk është vetëm parim, është detyrim moral dhe institucional ndaj LDK-së, ndaj anëtaresisë dhe ndaj qytetarëve që na besojnë.

Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, unë mbetem i përkushtuar ndaj vlerave të LDK-së, i gatshëm ta jap kontributin tim dhe besnik ndaj secilit anëtar që e ka dashur dhe e do partinë si shtëpinë e vet.

Faleminderit për vlerësimin, mbështetjen dhe besimin që vazhdoni të ma jepni!

Zoti e bekoftë LDK-në!
Zoti e bekoftë Rugovën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

Poste të ngjashme

Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar – i sekuestrohen para, telefona, një orë rolex

Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar – i sekuestrohen para, telefona, një orë rolex

02/12/2025, 10:02

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”. Sipas Policisë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona goditen nga rryma, po ndërronin njehsorët

02/12/2025, 9:35

Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Prekje e lehtë mes dy veturave në Prishtinë, shkaktohet tollovi në komunikacion

01/12/2025, 19:20

Një aksident i lehtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Në aksident janë përfishrë dy...

Përparim Rama i jep zemër protestës për UÇK-në, lëshon falas autobusat për ditën e nesërme

Rama betohet të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës

01/12/2025, 19:13

Përparim Rama zyrtarisht mandatin e ri e nis më 9 dhjetor si kryetar i kryeqyteti. Ai do të japë betimin...

Pagesa dëmesh edhe pa raport policor, këta janë përfituesit në aferën mbi 1 milionë euro në BKS kur drejtohej nga Sami Mazreku

Pagesa dëmesh edhe pa raport policor, këta janë përfituesit në aferën mbi 1 milionë euro në BKS kur drejtohej nga Sami Mazreku

01/12/2025, 18:45

Një raport tronditës i Auditimit të Brendshëm në Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), që është deponuar nga vet organet e...

Lajmi i fundit

“Do ta rrisim degën dhe LDK`në” – Ekrem Hyseni tregon se a do të jetë Agim Veliu në listë për deputet

“Do ta rrisim degën dhe LDK`në” – Ekrem Hyseni tregon se a do të jetë Agim Veliu në listë për deputet

02/12/2025, 12:26
Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar – i sekuestrohen para, telefona, një orë rolex

Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar – i sekuestrohen para, telefona, një orë rolex

02/12/2025, 10:02
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona goditen nga rryma, po ndërronin njehsorët

02/12/2025, 9:35
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Prekje e lehtë mes dy veturave në Prishtinë, shkaktohet tollovi në komunikacion

01/12/2025, 19:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv