https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Doktor Aliu: Të ketë angazhim për sigurime shëndetësore, mjekët po largohen me të madhe

Doktor Aliu: Të ketë angazhim për sigurime shëndetësore, mjekët po largohen me të madhe
Share on FacebookShare on Twitter

Doktor Dërgut Aliu, njëherit drejtor i Spitalit “Lindja” në Prishtinë, kërkon nga institucionet që të ketë angazhim më të madh për sigurime shëndetësore. Sipas tij, nga sigurimet shëndetësore do të përfitonte, si sektori privat, ashtu edhe ai publik. Aliu, për KosovaPress, flet edhe për largimin e profesionistëve shëndetësorë dhe për sfidat që kanë si spital privat.

Gjinekologu Aliu thotë se aktualisht vetëm një pjesë e popullatës që kanë kushte më të mira kërkojnë shërbime mjekësore në sektorin privat. Sipas tij, kjo do të mund të ndryshonte me sigurimet shëndetësore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Problemin kryesor të cilin e kemi si shëndetësi është sigurimi shëndetësor, pse nuk kanë sigurime shëndetësore popullata e Kosovës në përgjithësi, jo vetëm ata të sektorit privat por në përgjithësi edhe pastaj pacienti zgjedh ku do të shkojë, nuk paguan, si në sektorin privat edhe në atë publik por e zgjedh kualitetin ashtu që shtohet edhe kualiteti në dy sektorët… Sugjerim për Qeverinë që sa më shpejtë sigurimet shëndetësore sepse më të vërtetë popullata është në pozita jo të mira. Momentalisht tek ne mund të vijnë veç popullata që më të vërtetë i ka kushtet pak më të mira, ata që nuk janë më kushte të mira prapë largohen nga sektori privat, sikur të hyjnë sigurimet shëndetësore për të gjithë popullatën, edhe për neve si sektor do të jetë më lehtë por edhe për popullatën në përgjithësi”, tha mes tjerash Aliu.

Drejtori i spitalit “Lindja” pranon se profesionistët shëndetësorë janë duke u larguar nga Kosova në drejtim të vendeve të tjera për shkak të kushteve.

“Pak hetohet ajo kriza e stafit në përgjithësi, sidomos sektori shëndetësor i mjekëve po largohen më të madhe nga Kosova për shkak të kushteve të përgjithshme, mirëpo disi e kemi kaluar. Por, po shihet se çdo ditë është edhe më e vështirë”, tregon Aliu.

Aliu u shpreh se për institucionin shëndetësor që drejton ka qenë një vit i vështirë, por i kënaqur me rezultatet e arritura.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me arritjet që i kemi pas, nuk kemi pas komplikime në spital që është në rend të parë më kryesorja. Frekuenca e punës nuk është se ka pas ndonjë rënie të hetueshme në përgjithësi, ka qenë një vit i suksesshëm”, theksoi Aliu.

Si spital që i përket sektorit privat, Aliu shprehet se e kanë ndier ndikimet nga agresioni rus në Ukrainë.

“Sektori privat, sidomos sektori i shërbimeve shëndetësore e ka përjetuar pak më vështirë, sepse popullata ka pasur ngritje të çmimeve në sektorë ku janë shumë më vitale, ashtu që edhe në sektorin privat ka ndikuar jashtëzakonisht në mënyrë jo të mirë kjo krizë e përgjithshme ekonomike, edhe e pandemisë por edhe e krizës se përgjithshme ekonomike botërore, sektorin privat e ka rrezikuar pak më tepër”, shton Aliu.

Aliu nuk është i kënaqur me mbështetjen e ofruar nga autoritet shtetërore për përballimin e këtyre vështirësive.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në sektorin tonë nuk ka pas ndihma nga qeveria në përgjithësi. Nuk kanë qenë të mjaftueshme sepse më të vërtetë kriza ka qenë shumë e madhe në krahasim me shërbimet që janë ofruar”, tha Aliu.

Spitali “Lindja”, me bazë në “Veternik”, të Prishtinës, ofron shërbime nga Gjinekologjia, Urologjia, Pediatria, Rentgeni, analiza të ndryshme nga Laboratori Biokimik si dhe në bashkëpunim me ekipin e njohur nga Turqia TupBebek-Istambul shërbimet e in-Vitro Fertilizimit (IVF). Në këtë spital kryhen me qindra lindje brenda vitit dhe është qendra e parë shëndetësore private, ku pas luftës janë kryer operacionet dhe lindjet.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv