Aktivitet primar biznesor e ka tregtinë me drunj, megjithatë kompania private “Ajani & Adami” është shpërblyer me tender nga Zyra e Kryeministrit për pastrimin e veturave.
Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, kompania “Ajani & Adami” e ka fituar tenderin për pastrimin e ‘xhipave të zinj’ të eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Për këtë kontratë kompania “Ajani Adami” do të përfitojë 5 mijë e 483 euro, shkruan Demokracia.com.
Për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është përzgjedhur fituese.
“Ajani & Adami Sh.P.K.” është një kompani me bazë në Prishtinë.
Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë “tregtinë me shumicë të drunjve” si aktivitet primar.
Si aktivitet sekondar, kompania ka deklaruar tregtinë me pakicë të karburantit për automjete.
Zyra e Kurtit ka kërkuar shërbim të shpejtë, cilësorë dhe me prioritet gjatë shtatë ditëve të javës .
Tutje është bërë me dije se kompania fituese do të bëjë disa lloje të larjeve të veturave.
Do të ketë edhe ekstra larje, brenda dhe jashtë.
“Larja komplet me shampo (brenda dhe jashtë) e automjeteve zyrtare (7 ditë të javës ) sipas specifikimit teknik. Ekstra larje (brenda dhe jashtë, përfshirë tavanin, ulëset, dyert etj) sipas specifikimit teknik. Ujë / shampon i xhamave për automjete sipas specifikimit teknik”.
Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese do të bëjë 1200 larje komplet me shampo, 30 ekstra larje dhe 1000 Ujë / shampon i xhamave për automjete. /Demokracia.com/