Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla- Schwarz ka reaguar në lidhje me propozimin që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri në konferencën e sotme.
”Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se kjo është arsyeja se përse elektorati i LDK-së e ka braktisur këtë parti.
Reagimi i Gërvallës erdhi pasi Abdixhiku ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik me pjesëmarrjen e të gjitha partive, duke kërkuar unitet mbarëkombëtar dhe një qeveri që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.