Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar deputetës së PDK-së, Ganimete Musliut pasi kjo e fundit ofendoi rëndë presidenten, Vjosa Osmani.
Gërvalla ka postuar një fotografi të deputetës Musliu me mbishkrimin “Kur marrja bëhet ftyrë”.
Musliu sot deklaroi se Osmani do të mbahet mend vetëm për kilogramët e hequr.
“Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, shkroi deputetja e PDK-së. /Insajderi