Bradashi, vendlindja e babait të Doruntina Malokut, u shndërrua sot në qendër emocionesh dhe frymëzimi gjatë vizitës së saj në odën e fshatit. Maloku ndau ndjenjat e saj të thella për këtë vend, duke e përshkruar si një model të vlerave të bashkësisë, dashurisë dhe shpresës.
“Bradashi nuk është thjesht vendlindja e babait tim – është një frymëzim, një shembull se si bashkimi dhe shpresa mund të ndërtojnë diçka më të madhe se ne,” u shpreh ajo me krenari.
Maloku theksoi gatishmërinë e banorëve të fshatit për ndryshimin e madh më 9 shkurt, duke shprehur bindjen e saj se bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo energji dhe përkushtim do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë.
#LDK124
#Lumir1
#Doruntina15
#Doki16