https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti, Emsh Ahmeti, Avni Abdyli, Sabri Arifaj, Sadri Sutaj, Kamer Shabanaj, Afrim Toçani, Naim Murseli dhe Leutrim Abdyli, të cilët u arrestuan në aksionin e policisë më 29 maj nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë.

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia të enjten arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 10 prej tyre, transmeton Periskopi.

Betimi për Drejtësi” ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, e cila është parashtruar të premten, derisa në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas Prokurorisë, Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti dhe Emsh Ahmeti, gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2025, në Prishtinë dhe Viti- Gjilan, Drilon dhe Ekrem Ahmeti (babë e bir) pronarë të autoshkollës “Driloni” Shpk dhe “Driloni” në Viti, në bashkëkryerje me të pandehurin Emsh Ahmeti, për të pajisur me patentë shoferë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar para në vlerën prej 600 euro nga kandidati për patentë shofer- tani i pandehuri E.K., me premtimin se janë në gjendje të ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e koordinatorit për patentë shofer në Gjilan – të pandehurin Avni Abdyli.

Me këtë, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, par.1 dhe 2 të Kodit Penal, lidhur me nenin 31.

Në pikën e dytë të kërkesës, i pandehuri Drilon Ahmeti dyshohet se nga 18 dhjetori 2024 e deri më 28 maj 2025, në pozitën pronarit të autoshkollës “Driloni”, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ka mundësuar që persona/kadidatë të ndryshëm të pajisen me patentë shoferë, pa qenë të aftë për një gjë të tillë, dhe këtë e kanë bërë duke marrë para nga kandidatët.

Aty thuhet se një pjesë të atyre parave ua kanë dhënë ekzaminerëve/pyetësve për t’i kaluar kandidatët e caktuar. I pandehuri Drilon, pa qenë fare prezent (pa qenë asnjëherë prezent në autoshkollë) dhe duke qenë në dijeni se kandidati në atë periudhë nuk ka qenë në Kosovë, ia ka regjistruar patentë shoferin dhe në autoshkollë ia ka kompletuar dosjen me nënshkrime false se kinse kandidati i ka dëgjuar ligjëratat dhe po ashtu ka nënshkruar për kandidatët se kinse i ka kryer orët praktike të vozitjes.

Me këtë, Drilon Ahmeti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391, par.1, pika 1.1 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

I pandehuri Emsh Ahmeti dyshohet se gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2025, në Prishtinë e Gjilan, dyshohet se ka ndihmuar familjarët e tij (Ekremin- djalin e vëllait të tij) të përfitojnë me punë në autoshkollën “Driloni” SHPK dhe “Driloni”- në Viti, në mënyrë që kandidati E.K., dhe kandidatët tjerë për patentë shoferë, të kalojnë testin teorik dhe praktik duke i dhënë para koordinatorit për patentë shofer në Gjilan, të pandehurit Avni Abdylii.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti dhe Emsh Ahmeti dyshohen se gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2025 në Prishtinë e Gjilan, në bashkëkryerje, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i japin para personit zyrtar që mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij, respektivisht koordinatorit Avni Abdyli, në mënyrë që kandidatët për patentë shoferë ta japin testin teorik dhe praktik duke dhënë ryshfet.

Avni Abdyli dyshohet se gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2024, në cilësinë e koordinatorit për patentë shoferë në Gjilan, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, ka pranuar ryshfet nga të pandehurit Drilon, Ekrem dhe Emsh Ahmeti, duke iu mundësuar kandidatëve marrjen e patentë shoferit në këmbim të marrjes së parave.

Avni Abyli dyshohet se gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2025, në cilësinë e koordinatorit për patentë shofer në Gjilan, në kundërshtim me Ligjin për patentë shofer në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, kërkon dhe pranon dhuratë, para për vete, në mënyrë që t’iu mundësojë kandidatëve dhënien e testit teorik dhe praktik për patentë shofer, në këmbim të ryshfetit/parave.

Sipas Prokurorisë, ai ka pranuar para nga të pandehurit Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti dhe Emsh Ahmeti për të kaluar kandidatin E.K., dhe kandidatët e tjerë në testin teorik, kurse për pjesën praktike i ka premtuar se do ta ndihmojë kur t’i caktohet termini nga organi kompetent.

Kurse, të pandehurit Naim Murseli dhe Afrim Toçani dyshohen se gjatë vitit 2024 deri më 28 maj 2025, i pandehuri Murseli si pronar i autoshkollës “Naimi” në Podujevë, në bashkëkryerje me të pandehurin Toçani për të pajisur kandidatët me patentë shoferë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për patentë shofer.

Përkatësisht, thuhet se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar para nga N.N persona, me premtimin se janë në gjendje të përgatisin dokumentacionin në Qendrën Mjekësore (X) dhe regjistrimin e kandidatit në Auto Shkollën “NAIMI” si dhe të ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, kompetent për dhënie të patentë shoferëve në Podujevë.

Afrim Toçani dyshohet se gjatë vitit 2024 e deri me datën e arrestimit, në cilësinë e personit zyrtar në MMPHI, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër.

ADVERTISEMENT

“Ashtu që ka shfrytëzuar autoritetin dhe i ka ndihmuar pronarin e autoshkollës “Naimi”,- të pandehurin Naim Murseli të përfitojnë me punë në Auto shkollën e tij në Podujevë, në mënyrë që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik dhe praktik në kundërshtim me ligjin për patentë shofer, duke kërkuar para nga kandidatet për patentë shofer dhe duke i këshilluar se, duhet dhënë para NN. personave zyrtar për patentë shofer në Podujevë në këmbim të kalimit të testit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Afrim Toçani dhe Naim Murseli dyshohen po ashtu se në periudhën e njëjtë në bashkëkryerje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë i japin para NN. personit zyrtar kompetent për patentë shofer në Podujevë që mos të veprojë në pajtim me detyrën zyrtare, në mënyrë që kandidatët për patentë shoferë të japin testin teorik dhe praktik duke dhënë ryshfet.

Për periudhën e njëjtë, sipas pikës 10-të të dosjes së Prokurorisë, në Prishtinë dhe Gjakovë, i pandehuri Sabri Arifaj, si pronar i autoshkollës “KADER” në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë u jep para ekzaminerëve në mënyrë që kandidatët për patentë shoferë të japin testin teorik dhe praktik.

Arifaj dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje, ashtu që gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës në autoshkollën e tij, të pandehurit i është gjetur një armë e shkurtër, të cilën nuk dihet që sa kohë e ka në posedim.

Në anën tjetër, edhe Sadri Sutaj, dyshohet se në cilësinë ekzaminierit për patentë shofer në Gjakovë, me dashje, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autoritetin zyrtar në këmbim të ryshfetit u ka mundësuar gjithsej 52 kandidatëve të autoshkollës “Kader” në Gjakovë të kalojnë testin, duke i udhëzuar dhe treguar pyetjet e përgjigjet për dhënien e patentë shoferit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kamer Shabanaj dyshohet se në cilësinë e koordinatorit të Qendrës për patentë shofer në Gjakovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër.

Sipas Prokurorisë, Shabanaj ka pranuar shuma të caktuara të parave nga kandidatët e autoshkollës “Kader”, kështu që e ka udhëzuar ekzaminerin se cilët kandidatë duhet kaluar testin teorik dhe praktik, e duke kërkuar llogari nga ekzamineri – i pandehuri Sadri Sutaj se pse njëri kandidat i Autoshkollës “Kader” e ka kaluar testin teorik e tjetri jo.

I pandehuri Leutrim Abdyli, në pikën e 14-të, thuhet se në cilësinë e ekzaminerit në MMPHI, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkaloi kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, ashtu që i ka premtuar dhe ndihmuar kandidatëve që të kalojnë testin praktik për patentë shoferë dhe këtë e ka bërë në këmbim të mjeteve monetare në shuma të ndryshme.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka pranuar para nga një kandidat potencial për marrjen e patentë shoferit të kategorisë “D”. Sipas Prokurorisë, kjo duke thënë se nëse është i interesuar që të pajiset me këtë kategori të patentë shoferit, i njëjti mund t’ia kryente nëse ia jepte shumën prej 600 eurove.

Në arsyetimin e kërkesës, Prokuroria thekson se në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit paraprak përmes masave të veçanta hetimore, konsideron se ekziston dyshimi i bazuar se në ditën, vendin dhe kohën e cekur në dispozitiv të kërkesës, të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Prokuroria vlerëson se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit: rreziku i arratisjes, asgjësimi, fshehja apo ndryshimi i provave, ndikimi në dëshmitarë, ndikimi tek të dëmtuarit apo bashkëpjesëmarrësit e tjerë, pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra. /BetimipërDrejtësi

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Post Views: 162

Poste të ngjashme

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

31/05/2025, 10:13

Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me...

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

30/05/2025, 19:27

Egzon Azemi, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë e Prishtinës, ka bërë një gafë në rrjetin e tij social. Azemi...

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

30/05/2025, 19:04

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës,Nexhat Behluli. "Paparaci" raporton se me vendim të Prokurorit,...

Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

30/05/2025, 14:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Kryetari...

Familjarja reagon pas humbjes së të riut në Itali: Ç’na e këpute shpirtin, Driton

Familjarja reagon pas humbjes së të riut në Itali: Ç’na e këpute shpirtin, Driton

30/05/2025, 13:23

Pas humbjes tragjike të Driton Sadikajt, të riut nga Deçani që humbi jetën në një aksident trafiku në Itali, familjarët...

Lajmi i fundit

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

31/05/2025, 10:13
Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

30/05/2025, 20:55
Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

30/05/2025, 19:27
Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

30/05/2025, 19:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv