Dje, një grup drejtorësh dhe drejtoreshash të shkollave të Komunës së Podujevës kanë vizituar kryetarin Shpejtim Bulliqi për ta uruar për mandatin e ri dhe për fitoren në zgjedhje.
Ata e përgëzuan kryetarin për besimin që ka marrë nga qytetarët dhe i uruan suksese në vazhdimin e punëve për zhvillimin e arsimit dhe komunës në tërësi.
Kryetari Bulliqi falënderoi drejtorët për urimet dhe theksoi se arsimi do të mbetet ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, duke premtuar përkushtim të vazhdueshëm për kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.