https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Drejtori i Bordit të Trustit ka investuar në kriptovaluta, thotë se posedon një bibliotekë 594 mijë euro e që bashkëshortja merr pagë vjetore 1.2 milionë funta

Drejtori i Bordit të Trustit ka investuar në kriptovaluta, thotë se posedon një bibliotekë 594 mijë euro e që bashkëshortja merr pagë vjetore 1.2 milionë funta
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

SHARE:

Share

Tweet

Emanuel Bajra më 14 korrik 2023 është emëruar nga Kuvendi i Kosovës, Drejtor i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e ka bërë edhe ai, shkruan Demokracia.com.

Nga shënimet që ka ofruar në formularin e pasurisë, Drejtori i Bordit të Trustit rezulton shumë i pasur. Drejtori që rol kryesor ka në mbikëqyrjen e fondeve publike, investimet e veta private i ka bërë në një treg që akoma nuk është i rregulluar me ligj. Bëhet fjalë për investimet në kriptovaluta. Dihet se tregu i kriptovalutave është më i hapur për spekulime dhe ndryshime të mëdha të çmimit në një kohë shumë të shkurtër krahasuar me tregjet bursore të aksioneve, që zakonisht kanë një stabilitet relativ.

Por, vlera e investimeve nuk është shumë e madhe krahasuar me pasurinë që posedon Bajra. Bëhet fjalë për monedha digjitale të llojit, siç ka shënuar ai, “Ethereum, Solana, Bitcoin”. Bajra ka shënuar se vlera e tyre është 1,187.00 euro dhe investimi për to është bërë në një vlerë prej 150 eurosh, në një sasi prej 12,597.00 sosh.

Ajo që bie në sy është se Bajra ka raportuar si pasuri të luajtshme një bibliotekë që e ka përfituar vetëm në vitin 2015, vlera e të cilës është shënuar hiç më pak se 594,500.00 euro, shkruan Demokracia.com.

Tek pasuria e paluajtshme ka shënuar se posedon veturë në vlerë prej 106,200.00 eurosh. Një tjetër veturë 48,872.67 euro. Metale të çmuara, 45,000.00 euro. Orendi shtëpiake (mobile), 55,000.00 euro. Po ashtu, metale të çmuara në emër të bashkëshortes jashtëmartesore në një vlerë prej 100 mijë euro.

Bashkëshortja duket që ka të ardhura mjaft të mëdha në Londër. Pagën e saj e ka deklaruar në vlerë vjetore fiks 1,277,831.00 funta.

Pagën e tij vjetore në Trust, Bajra e ka shënuar në një vlerë prej 14,339.16 euro. Ai ka shkruar se në vitin e kaluar ka pasur të hyra edhe në vlerë prej 60,000.00 funta, si kthim nga investimet. Megjithatë, nuk dihet se për çfarë investimesh bëhet fjalë, sepse ai nuk ka deklaruar se ka aksione në ndonjë institucion, pos monedhave digjitale. Dihet se kriptovalutat shpesh nuk sjellin të ardhura në formë të dividenteve si aksionet, por në vend të kësaj mund të ofrojnë përfitime nga rritja e vlerës së tyre në treg.

Të pasur e ka edhe konton. Para në bankë në emrin e tij ka deklaruar 34,000.00 funta, kurse 704,708.60 funta si të përbashkëta.

Ai posedon dy shtëpi e dy banesa, njëra banesë në vlerë prej 100 mijë funta, tjetra 800 mijë funta. Njëra shtëpi në vlerë prej 510 mijë funta, tjetra 800 mijë funta.

Ndryshe, FKPK-ja udhëhiqet nga Bordi Drejtues, i cili përbëhet nga tetë anëtarë. Aktivitetin e përgjithshëm të FKPK-së e rregullon Kuvendi i Kosovës, ndërsa e mbikëqyr Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Kjo është e angazhuar kryekëput për mbajtjen dhe investimin e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës. /Demokracia.com/

Poste të ngjashme

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Enver Hasani merr ftesë për ligjëratë në Oxford Union, forumin e famshëm të debatit të universitetit prestigjioz britanik

12/04/2026, 16:41

Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...

Kurti nga Londra: Me kabinetin tim të mirëarsimuar, që s’duan të pasurohen nga politika, ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje

Kurti nga Londra: Me kabinetin tim të mirëarsimuar, që s’duan të pasurohen nga politika, ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje

12/04/2026, 16:36

Kryeministri Albin Kurti në eventin ODI Global në Londër të Mbretarisë së bashkuar është pyetur për Kosovën se si po...

Lajmi i fundit

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Enver Hasani merr ftesë për ligjëratë në Oxford Union, forumin e famshëm të debatit të universitetit prestigjioz britanik

12/04/2026, 16:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv