Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në këtë komunë, Rifat Stojkaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj i dha lamtumirën të riut, transmeton Klankosova.tv.
“Lamtumirë Rifat, na ke kputë shpirtin!”, ka shkruar ai.
Për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në Deçan, kanë shprehur ngushëllime edhe Ramush Haradinaj dhe Time Kadrijaj.







