https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale i indinjuar me Osmanin: Shembulli i saj është mesazh i keq për qytetarët

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale i indinjuar me Osmanin: Shembulli i saj është mesazh i keq për qytetarët

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu, është shprehu i indinjuar që presidentja Vjosa Osmani e ka injoruar këtë klinikë dhe është operuar në një institucion privat në vend.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se në këtë Klinikë bëhet punë e jashtëzakonshme, duke shtuar se shembulli i presidentes Osmani është mesazh i keq për qytetarët.

“Jemi jashtëzakonisht të indinjuar për këtë anashkalim, për shkak se këtu bëhet një punë e madhe dhe një sakrificë e jashtëzakonshme dhe me një shpërblim minimal për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, dhe shembulli i presidentes Osmani është jo i mirë për gjithë qytetarët, për shkak se ‘mosbesimin’ që e ka pasur presidentja është një mesazh i keq për qytetarët për QKUK-në”, tha tutje Sallahu.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka sqaruar se operacioni për heqjen e tëmthit në këtë klinikë, kryhet që nga viti 1999. Sallahu tha se operacione të tilla kanë kryer ish-ministra e personalitete tjera në vend.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndonëse tha se një operacion të tillë nuk e kishte pasur ish-presidenti Hashim Thaçi, Sallahu tha se i njëjti kishte zgjedhur QKUK-në për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Operacioni i cili e ka kryer presidentja kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e kemi një eksperiencë të madhe nga viti 1999 kryhen me sukses. Procedura kirurgjike në momentin e hyrjes në anestezion deri në daljen nga anestezioni prej 45 minuta deri në një orë e gjysmë”, tha Sallahu.

ADVERTISEMENT

“Të natyrës së tillë jo por intervenime kirurgjikale po, duke filluar nga ish-presidenti Thaçi që ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në ORL, ish-ministri Rifat Latifi ka pasur një ndërhyrje në klinikën time, mirëpo ka pasur trajtime edhe nga politikanë tjerë”, tha tutje Sallahu.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e vendit Vjosa Osmani zgjodhi një klinikë private për një ndërhyrje kirurgjike.

Veprimi i saj është kritikuar tejet shumë, duke u vlerësuar se Presidentja nuk i beson mjekësisë në spitalin e shtetit.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv