https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

Largohet nga Klinika e Psikiatrisë dhe sulmon familjarët, arrestohet burri në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat tashmë janë duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit. Një kallëzim penal i dorëzuar nga psikiatri Muhamet Karameta pretendon se Kutllovci ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ofruar shërbime në ordinancën e tij private “Shëndeti Im”, gjatë orarit kur me dokumente figuron si psikiatër kujdestar në QKUK.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Faton Kutllovci, gjatë kohës kur ishte i caktuar si kujdestar 24-orësh në Klinikën e Psikiatrisë, dyshohet se ka realizuar vizita mjekësore në klinikën e tij private “Shëndeti Im”. Gazeta Insajderi ka siguruar kallëzimin penal me akuza të rënda drejtuar psikiatrit, Faton Kutllovci.

Sipas listës zyrtare të kujdestarive të SHSKUK-së për muajin gusht 2025, Dr. Faton Kutllovci ishte i caktuar si mjek kujdestar me përgjegjësi 24-orëshe (i shënuar me “X” në kolonën e datës 25).

Megjithatë, një raport mjekësor i lëshuar nga Poliklinika “Shëndeti Im” dëshmon se në të njëjtën datë, saktësisht në orën 18:30, Kutllovci ka kryer vizitë mjekësore private për një pacient. Raporti mban vulën e tij personale dhe nënshkrimin e tij, duke vërtetuar se gjatë orarit që paguhej nga shteti si kujdestar, ai po prodhonte të ardhura në sektorin privat.

Kjo shkelje është konfirmuar edhe nga organi më i lartë mbikëqyrës shëndetësor. Një vendim i lëshuar nga Inspektorati Shëndetësor tregon se pas inspektimit të kryer në QKUK dhe në IPSH “Shëndeti Im”, janë gjetur fakte që mbështesin ankesat.

Po ashtu, dokumentet e paraqitura te organet hetuese zbulojnë një disproporcion të madh financiar, duke forcuar dyshimet për keqpërdorim me orarin e punës.

Sipas pretendimeve të psikiatrit Muhamet Karameta, gjatë vitit 2025, drejtori ka përfituar rreth 7,200 Euro nga kujdestaritë, ndonëse ka realizuar më pak se 12 vizita gjatë tërë vitit në QKUK.

Në të njëjtën kohë, kolegët e tij psikiatër kanë realizuar mesatarisht nga 269 vizita secili për të njëjtën shumë kompensimi. Gjatë mandatit si drejtor, llogaritet se përfitimi i tij i mundshëm i paligjshëm nga ky sistem i pabarabartë arrin vlerën e rreth 28,800 Euro.

Konfirmimi i hetimeve dhe reagimi i institucioneve

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se kallëzimi penal është pranuar më datë 19.03.2026. Sipas zyrës për komunikim, prokurori i shtetit është duke e shqyrtuar këtë çështje me prioritet të lartë.

“Kallëzimi penal është pranuar më datë 19.03.2026 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Aktualisht, prokurori i shtetit është duke e shqyrtuar dhe analizuar me prioritet të lartë këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Në anën tjetër, Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se rasti është tashmë në shqyrtim nga organet kompetente të kësaj ode.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Oda e Mjekëve të Kosovës është e informuar lidhur me rastin në fjalë dhe ju njoftojmë se aktualisht çështja është në shqyrtim nga organet kompetente”.

Kutllovci mohon akuzat, i quan “shpifje”

I kontaktuar lidhur me këto akuza, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet. Ai deklaroi për Insajderin se nuk ka pasur informata paraprake për kallëzimin penal dhe i cilësoi ato si shpifje me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij për interesa personale të denoncuesit.

“Lidhur me përmbajtjen e kallëzimit penal nga shkresa juaj, deklaroj me përgjegjësi etike, morale dhe profesionale se të gjitha janë shpifje dhe akuza të pavërteta dhe mirëpres hetimin nga organet e drejtësisë për t’u sqaruar të gjitha këto shpifje”, tha ai për Gazetën Insajderi.

ADVERTISEMENT

Kutllovci u shpreh se mirëpret hetimin nga organet e drejtësisë për të sqaruar të vërtetën.

Gazeta Insajderi do të publikojë në vijim edhe shkeljet e tjera të raportuara në këtë kallëzim penal, i cili tashmë është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Poste të ngjashme

Me retorikë të vjetër në OKB: Marko Gjuriq ankohet për “shënjestrim” të serbëve në Kosovë

Me retorikë të vjetër në OKB: Marko Gjuriq ankohet për “shënjestrim” të serbëve në Kosovë

09/04/2026, 15:58

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë pak drama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Ai ka pretenduar,...

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën

09/04/2026, 15:53

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë një fjalimi në Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që...

UNMIK kërkon takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq në një të ardhme të afërt

UNMIK kërkon takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq në një të ardhme të afërt

09/04/2026, 15:46

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka marrë fjalën i pari në seancën për Kosovën në Kombet e Bashkuara. Ai ka...

Njeriu fatlum në Zvicër: Fiton gati 23 milionë franga

Njeriu fatlum në Zvicër: Fiton gati 23 milionë franga

09/04/2026, 15:34

Një person identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka arritur do t’i ketë afro 23 milionë franga...

Sorensen pas takimeve në Beograd: U avancuan diskutimet për çështjet kyçe të dialogut

Sorensen pas takimeve në Beograd: U avancuan diskutimet për çështjet kyçe të dialogut

09/04/2026, 15:29

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd, ku ka zhvilluar...

Lajmi i fundit

Me retorikë të vjetër në OKB: Marko Gjuriq ankohet për “shënjestrim” të serbëve në Kosovë

Me retorikë të vjetër në OKB: Marko Gjuriq ankohet për “shënjestrim” të serbëve në Kosovë

09/04/2026, 15:58
Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Serbia duhet ta njohë realitetin dhe Kosovën

09/04/2026, 15:53
UNMIK kërkon takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq në një të ardhme të afërt

UNMIK kërkon takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq në një të ardhme të afërt

09/04/2026, 15:46
Njeriu fatlum në Zvicër: Fiton gati 23 milionë franga

Njeriu fatlum në Zvicër: Fiton gati 23 milionë franga

09/04/2026, 15:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv