Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lluzhan, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Pamjet e siguruara nga lexuesit e IndeksOnline tregojnë dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira në aksident.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë përplasje. /IndeksOnline/