https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dy javë punë pa ndërprerë – kjo është gjendja e policëve që po patrullojnë në Veri të Kosovës

​Në magjistralen Mitrovicë–Leposaviq vendosen pika kontrolli për të garantuar qarkullimin e lirë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është shënuar dita e 14 e barrikadave në veri të Kosovës. Sot 14 ditë zyrtarët policorë po patrullojnë pa ndërprerë. Kjo gjendje sipas kreut të Sindikatës së Policëve ka tejkaluar çdo normale.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Imer Zeqiri ka konfirmua se policët ende nuk janë ndërruar. Ai foli edhe për gjendjen e tyre shëndetësore.

Jo deri në këto momente nuk është bë ndërrim, nuk ka pasur mundësi me u bë, dhe jemi duke bërë përpjekje për me u bë ndërrimi i policisë deri tani nuk kemi një konfirmim për diçka të tillë. Jam në kontakt me zyrtarët policorë atje, deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë përkundër sfidave që kanë”, ka thënë Zeqiri për Insajderin.

Zeqiri ka treguar edhe për atë se a kanë ushqim e rezerva tjera të mjaftueshme.

Sa i përket ushqimit, rezervave dhe mjeteve tjera logjistike nuk janë duke iu munguar, veç nevojitet ndrrimi me u bë se ka tejkalu çdo normale, 14 ditë pa ndërprerë kjo është e rëndë”, deklaroi ai

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ditë më parë 9 policë të moshuar e të prekur nga sëmundje kronik u bartën me ndihmën e misionit paqëruajtës, KFOR, sot kryetari i Sindikatës potencoi se gjendja e tyre është stabile

“Gjendja e tyre 9 policëve është e stabile ka qenë kërkesë e menaxhmetit me u ndërru, sic e dimë ata janë ndërru për shkak se kanë pasur sëmundje kronike”, tha ai.

Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave atje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, u paraqit mbrëmë nga Mitrovica në një konferencë për media, ku foli për barrikadat dhe çështje të tjera që lidhen me to.

Ai tha se po presin KFOR-in që t’i largojë barrikadat.

Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen”.

Ndërsa mbetet të shihet, a do t’i pranojnë ndërkombëtarët lutjet e Qeverisë për heqjen e barrikadave dhe transferimin e Pantiqit, apo do të hapërojnë vet drejt zgjidhjes së situatës në veri.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, barrikada në veri të Kosovës janë ngritur më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikë kalimeve kufitare, Jarinje dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./Gazeta Insajderi

Poste të ngjashme

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56

Viti- Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është nën...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06

Nje person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri....

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

Kush duhet ta pasojë Hamzën në krye të PDK-së? Flet ish kandidati për deputet nga kjo parti

22/10/2026, 7:32

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri...

Lajmi i fundit

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48
ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë – arrestohet një person

22/10/2026, 20:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv