https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dy pronarë të një biznesi në Podujevë janë në arrati, dyshohen për përfshirje në mashtrime me zyrtarët e ATK-së

Dy pronarë të një biznesi në Podujevë janë në arrati, dyshohen për përfshirje në mashtrime me zyrtarët e ATK-së
Share on FacebookShare on Twitter

 

Dy pronarë të një biznesi në Podujevë janë duke u kërkuar nga organet e ndjekjes pasi që po dyshohet se janë të përfshirë në rastin e mashtrimeve me fatura fiktive.

B.B. dhe B.B. në bazë të njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Prishtinës dyshohen se kanë kryer veprat penale të shmangies nga tatimi dhe prezantim i dokumenteve të rrejshme lidhur me tatimin.

Ata pretendohet se i kishin ofruar 23 fatura fiktive në vlerë të 18 milionë eurove një biznesmeni nga Prizreni me iniciaet F.P.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Prokurorisë përveç këtyre biznesmenëve të kërkuar e arrestuar, në rast dyshohet se janë të përfshirë edhe 12 zyrtarë tatimorë, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.

Sipas njoftimit, zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur.

ADVERTISEMENT

Andaj, B.B., F.P. dhe B.B. pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milionë euro.

Në total 13 persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe të Prokurorisë.

Dy lokacione, një në Prishtinë e tjetri në Prizren, janë dy pika kryesore të cilat u bastisën gjatë ditës së sotme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se nga të arrestuarit 12 janë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës e një tjetër është pronar i një biznesi.

KALLXO.com raportoi gjatës ditës së sotme për dyshimet që ka ngritur Prokuroria për rastin.

Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – mashtrimi në detyrë.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarve në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe për të njëjtit do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara tek i pandehuri F.M. janë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh, tri të gjata, tri të shkurtëra, pajisje elektronike, telefon e prova të tjera materiale.

Prokuroria në koordinim me Policinë do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast./Shkruan Kallxo.com

Poste të ngjashme

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se, reformat zgjedhore s’mund dhe s’duhet të bëhen kur zgjedhjet janë ‘’në prag’’, duke...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e...

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Lajmi i fundit

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57
Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv