Dy raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 11.
Në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën vaksinën anti-COVID e kanë marrë tetë persona.