Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe veture, që ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Faton Aliu drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit.”-tha ai./Periskopi