Policia e Kosovës ka raportuar se dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, për të cilat kanë nisur hetimet.
Në raport thuhet se të hënën, në Gjilan një grua është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Kurse, në rastin tjetër, në të njejtën ditë në Istog është raportuar se një burrë është gjetur poashtu pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, dy trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion







