https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut (Pamje)

Rrugët në veri, Aliu: Maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet çdo cep të Kosovës

Një aferë korruptive që peshon hiç më pak se 379 mijë euro, dyshohet se ka ndodhur në Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI e cila drejtohet nga z. Liburn Aliu.

Përmes sinjalizuesve, Periskopi ka mësuar se në vitin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës, ka bërë një pagesë fiktive në llogari të kompanisë “2AGroup”, në emrin e disa punëve të kryera në projektin e Autostradës së Gjilanit.

Mësohet se kompania ka ofruar një faturë të falsifikuar duke e mashtruar Ministrinë për një vlerë prej 378, 951. 39 euro për rimbursim, ani pse nuk e ka kryer asnjë punë, për më tepër as nuk kanë ekzistuar punë të tilla që duhet të kryhen për atë që njihet si ‘situacion’.

Duke parë se fatura ishte nënshkruar edhe nga zyrtari i saj, menaxheri i kontratës, Nebi Luzha, Ministria ka bërë pagesën në konton e kompanisë.

Periskopi posedona certifikatën, faturën dhe atë që njihet si ‘situacion’ për këtë pagesë, e cila për nga numri është radhitur si ‘situacioni nr XIII.’

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Dokumentet, ku shihet shuma 379 mijë euro, flasin edhe për një pasaktësi dhe shihet më sy të thjeshtë që janë të çrregullta.

Për shembull, situacioni i parafundit që është lëshuar më datë 2.12. 2121 është në vlerë 505, 998.66 euro.

Siç shihet në certifikatë, këtij kësi nuk i është zbritur fare avanci në vlerë prej 15 për qind që del te jetë 84, 499. 67 euro, pasi në certifikatë shihet se është rubrikë e zbrazët (bazuar në rregullat e kontratës, avanci në vlerë prej 15 %  i është lëshuar kompanisë për totalin përfundimtare të shumës së kontratës)

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po sipas kontratës, për secilin situacion duhet të zbritet avanci prej 15 për qind të cilin e ndalë ministria dhe në pagesën përfundimtare bëhet barazimi.

Bazuar në formularin e atyre që njihen si ‘situacione’ shuma totale e situacionit të fundit më datë 19.05.2022 figuron në shumë prej 6. 477.161.77 euro (mbi 6 milionë euro) është më i vogël se totali i situacionit të parafundit që është në vlerë prej 6, 535, 225 euro, ku i bie një diferencë mbi 43 mijë euro.

Në këtë rast është dashur që këto mjete t’i kthehen Ministrisë, sikurse është dashur të ndalët dhe avanci mbi 84 mijë euro.

ADVERTISEMENT

Pos që nuk janë kthyer këto mjete në ministri, ky institucion, kundërligjshëm i ka lëshuar kompanisë para në vlerë prej 378, 951.39 euro.

Kjo shumë është lëshuar në emër të situcionit të 13-të, për punë të kryera.

Nga burime të mirinformuara,  ka mësuar se kjo faturë është falsifikuar nga menaxheri i kontratës dhe kompania punëkryese, duke marrë pagesë për punët që nuk janë kryer në terren, as që kanë ekzistuar si të tilla.

Konzorciumi i kompanive, “2A Group ” SH.P.K ; “Alko Impex” ; “Ex -Fis”. ; “2T” në vitin 2018 kishte fituar projektin (lot4) për kryerjen e punimeve në Autostradën e Gjilanit.

(PROJEKTI decitivisht quhet: “Ndërtimi i Autoudhës A7.1- Kryçzimi me disnivel A6 A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë- pjesa Kryqëzimi ne disnivel A6 A7.1 (Banullë) – Udhekryçi “Bresalc”- L=22.31 km)

Vlera e kontratës ka qenë 8, 700, 127.36 euro.

Kompania lider që e ka fituar kontratën “ 2A Group”, nga e cila është dërguar situacioni fiktiv, ka për pronar Valon Ademin, një shok i menaxherit të prokurimit, Nexhat Krasniqi.

Pronar i kompanisë “Alko Impex” është Imer Ademi, babai i Valonit.

Ndërsa, pronar tek “Ex-Fis” është Isa Muharremi, dhe kjo kompani sipas formularëve të KQZ-së, figuron se në fushatën e fundit zgjedhore e ka furnizuar Lëvizjen Vetëvendosje me derivate të naftës.

Po ashtu, Valon Ademi është edhe pronar i kompanisë tjetër mbështetëse “2T”.

Të implikuar në këtë aferë, dyshohet se janë zyrtarë të prokurimit, financave dhe menaxheri i kontratës.

Ndonëse nuk dihet a janë të implikuar në këtë rast dhe nëse janë në dijeni edhe dy udhëheqësit e ministrisë, ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi tij, Hysen Dumrishi.

Lidhur për të gjitha pagesat e bëra në kontratën lot 4,  është kërkuar një përgjigje nga ministria edhe gjatë ditës së djeshme, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Tre zyrtarë të ministrisë dhe ish sekretari tashmë janë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës kur kanë lidhur tetë kontrata për këtë projekt në vitin 2018./Insajderi

Post Views: 234

Poste të ngjashme

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18

Sot pritet të mbahet seanca e radhës në Parlamentin e Kosovës, që do të jetë edhe tentativa e 34 për...

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar për 19 Qershor- Ditën e Çlirimit të Podujevës, të enjtën (19.06.2025) do të...

Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës. Punimet do të zhvillohen në gypin...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25

  Sot është pensionuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, Agim Veliu. Me ceremoni solemne ai u përshëndet nga zyrtarët...

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

18/06/2025, 12:00

Një grua është goditur para pak çastesh nga një veturë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”. Sipas...

Lajmi i fundit

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18
Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31
Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv