I dyshuari për vrasjen e ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se është ish-burri i viktimës.
Viktima është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Se një grua 35-vjeçare është vrarë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, është shprehur Ahmeti.