Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, ku një qytetar kishte raportuar se kishte parë një person duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë në terasën e katit të parë.
Viktima e këtij rasti tragjik është Marigona Beqa-Zeka, rreth 34-vjeçare.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.







